Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Studime të Drejtësisë - Informatikë Juridike (2024/2025)

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: N-LI-240
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Jurist i diplomuar - Informatikë Juridike
SETK: 240 (4 vitе) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor Informatika Juridike synon:

  • Të realizojë nevojat e gjithë atyre që mendojnë për më tej karrierën e tyre në fushën e shkencave juridike përmes aplikimit të teknologjive të informacionit.
  • Të ofrojë një numër të programeve të lëndëve, që përfshijnë njohuri themelore juridike për profesionet që kanë të bëjnë me sferën e së drejtës në fushën e teknologjive të informacionit.
  • Të sigurojë njohuri solide dhe sistematike mbi shërbimet elektronike dhe digjitalizimin në fushat e të drejtës bankare, të drejtën kontraktuese, të drejtën e sigurimeve, të drejtën kadastrale dhe të drejtën administrative.
  • Të sigurojë njohuri themelore të koncepteve dhe parimeve themelore të së drejtës pozitive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe mënyrën e funksionimit të saj në kontekstin evropian dhe ndërkombëtar.
  • Të ofrojë mundësi për ligjërata nga stafi akademik ndërkombëtar vizitues.
  • Të zhvillojnë vetëdijen kritike të së drejtës në kontekstin krahasues, historik, socio-ekonomik dhe politik dhe të ofrojë studentëve konceptet e ndryshme teorike dhe praktike që ndërlidhen me studimet juridike në fushën e teknologjive të informacionit.
  • T'u mundësojë studentëve të qëndrojnë dhe të studiojnë jashtë vendit, si pjesë e programeve të shkëmbimit të studentëve.
  • Të ofrojë një sërë mundësish që do t'u ndihmojnë studentëve të studiojnë fusha specifike të së drejtës së TI-së.
  • T'u mundësojë studentëve, që të jenë pjesë e një aktiviteti kërkimor brenda studimeve të tyre.
  • Të ofrojë një mundësi për zhvillimin e aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe aftësi të tjera të rëndësishme e të nevojshme për punësimin e të diplomuarve në institucionet që tashmë kanë vendosur kontakte nëpërmjet Qendrës së Karrierës të UEJL-së.
  • Të theksohet mësimi shumëgjuhësor dhe të promovohet dialogu ndëretnik dhe ndërkulturor dhe bashkëpunimi i ndërsjellë.
  • Konform njohurive dhe shkathtësive të fituara nga ky program studimor deridiplomik i Fakultetit Juridik, studentët e diplomuar do të jenë në gjendje për t’i identifikuar çështjet juridike dhe proceset në fushën e teknologjive të informacionit, që duhet të hulumtohen, si dhe të përdorin burimeve parësore dhe dytësore në mënyrë efektive, të hulumtojnë shkencën juridike dhe praktikën në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në kontekstin e brendshëm dhe evropian, të vlerësojnë në mënyrë kritike çështjet juridike dhe proceset si në aspektin e doktrinës ashtu edhe në aspektin socio-ekonomik.

Studentët që diplomohen në këtë program studimorpritet të kenë një mundësi relativisht të shpejtë pune jo vetëm brenda vendit, por edhe në nivel evropian dhe ndërkombëtar, për shkak të kompetencave që ata do ti fitojnë përmes këtij programi studimor. Pas përfundimit të studimeve, studentët do të jenë të trajnuar për punësim në institucione dhe organizata për kryerjen e punëve të specializuara në profesionin juridiknë sektorin privat dhe publik, si:

- Organizata dhe institucione ndërkombëtare dhe evropiane

- Gjykata

- Prokurori publike

- Noteri

- Përmbarues

- Zyrat e avokatëve

- Banka

- Kompanitë sigurimeve

- Shoqëri tregtare

- Kadastër

- Administratë shtetërore dhe publike

- Ministri, drejtori, institute dhe agjenci

- Media

- OJQ

-Institucione të kërkimeveshkencore, arsimore dhe profesionale.

Njohuritë dhe të kuptuarit

Studentët, do të thellojnë njohuritë në fushën e teknologjive të informacionit dhe zbatimin e tyre në drejtësi, duke përmirësuar njohuritë rreth koncepteve të avancuara në fushën e informatikës juridike.

Studentët, do të jenë në gjendje të fitojnë njohuri të krahasueshme të teknologjive informative të vendeve të rajonit, si dhe në Bashkimin Evropian dhe praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në fushën e Internetit.

Studentët, do të jenë në gjendje të lidhin, transferojnë dhe zhvillojnë njohuri në fushën e teknologjisë informative, administratës, drejtësisë dhe informatikës.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Studentët do të kenë mundësinë të zhvillojnë sisteme informatike dhe softuere në fushën e së drejtës, si dhe t’i aplikojnë njohuritë e fituara në kuadër të analizave të ndryshme juridike të teknologjive të informacionit, si dhe një bazë solide për krahasimin e rregullativës ligjore nga e drejta vendore, evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e teknologjive të informacionit në drejtim të përmirësimit dhe përafrimit të legjislacionit të brendshëm me legjislacionin evropian.

Aftësitë për të vlerësuar

Studentët do të identifikojnë, interpretojnë, analizojnë dhe zgjidhin problemet juridike në fushën e teknologjive të informacionit;

Studentët do të interpretojnë dhe sintetizojnë rëndësinë e normave juridike si pjesë e sistemit juridik dhe do ta zbatojnë atë në situata të shumta që mund të lindin në teknologjitë e informacionit;

Studentët, do të vlerësojnë në mënyrë kritike dhe do të interpretojnë aktgjykimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në fushën e teknologjisë së informacionit dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Studentët, do të analizojnë, planifikojnë, zhvillojnë dhe përditësojnë sistemet e informacionit, si dhe kompjuterizimin e proceseve të ndryshme juridike, tregtare, bankare dhe të biznesit.

Aftësitë e komunikimit

Studentët,do të komunikojnë në mënyrë efektive, me gojë dhe me shkrim me subjektet publike dhe private;

Studentët,do të shkruajnë dhe editojnë dokumentet bazë me karakter juridikdhe elektronik;

Studentët,do të njohin terminologjinë specifike juridikepër këtë fushë lëndore për të përshkruar dhe shpjeguar nocionet dhe institutet e këtij programi studimor;

Studentët,do të marrin iniciativën dhe përgjegjësinë për aktivitetet individuale dhe grupore përmes të cilave realizohet pjesëmarrja efektive në profesionin juridik.

Aftësitë e të mësuarit

Studentët, do të marrin iniciativën dhe përgjegjësinë për të identifikuar dhe zbatuar nevojat e mësimnxënies në degët më të rëndësishme të së drejtës lidhur me teknologjinë e informacionit;

Sudentët, do të zhvillojnë një sistem mësimi që përfshin identifikimin, klasifikimin, sintetizimin dhe përdorimin e burimeve të ndryshme profesionale;

Studentët, do të fitojnë aftësitë për të përdorur bibliotekën për të thelluar njohuritë juridike;

Studentët, gjithashtu, do të përdorin shkathtësi të avancuara kompjuterike për të fituar njohuri juridike;

Semestri 1

  • [CLE-101] [6 SETK] Fillet e së drejtës
    - Studentët të pajisen me njohuri themelore për shtetin dhe të drejtën; - Aftësimi i studentëve për formësimin teorik të formave të ndryshme të shtetit; - Vështrimi kritik i së drejtës si një fenomen shoqëror; - Inkurajimi i vështrimit analitik te studentët për problemet me të cilat sot ndeshet shteti dhe e drejta në kushtet e globalizimit dhe integrimeve evroatlantike; - Në fund të lëndës studentët, do të jenë në gjendje të dallojnë format themelore të shtetit dhe së drejtës; - Т’i shpjegojnë konceptet themelore për shtetin dhe të drejtën dhe ndërlidhjen e tyre me jetën praktike; - T’i fitojnë njohuritë themelore, hyrëse dhe të përgjithshme për shtetin dhe të drejtën, të cilat do të jenë doemos të nevojshme për studime të mëtejshme në shkencat bazale juridike.
  • [CBE-101] [6 SETK] Hyrje në ekonomi
    Qëllimi kryesor i kësaj lënde është të zhvillojë një kuptim bazë të koncepteve dhe teorive kryesore ekonomike të përdorura në analizimin e çështjeve ekonomike. Kjo lëndë është dizajnuar në mënyrë për t'i pajisur studentët me parimet, konceptet dhe teknikat bazë për të bërë analiza ekonomike. Në fund të lëndës studentët duhet të jenë në gjendje të "mendojnë si një ekonomist". Kjo lëndë ofron një studim të parimeve të mikro- dhe makroekonomisë me fokus në vendimmarrjen e aplikuar menaxheriale në një mjedis global. Pas përfundimit të lëndës, studentët duhet të jenë në gjendje: të përdorin modelin e kërkesës dhe ofertës për të përcaktuar ndikimin e ndryshimeve në kërkesë ose ofertë në çmim dhe sasi; të përcaktojnë PBB-në dhe të përshkruajë matjen, përdorimet dhe kufizimet e tij si masë e mirëqenies ekonomike; të përkufizojnë Inflacionin dhe të përshkruajë matjen e tij, pasojat dhe mënyrën e përshtatjes për të; si dhe të përshkruajnë rolin dhe mjetet e një banke qendrore.
  • [CLE-104] [6 SETK] Historia e së drejtës
    Kjo lëndë ka për qëllim: - T’i njohë studentët me zhvillimin historik të së drejtës dhe shtetit, si dhe të institucioneve kryesore shoqërore juridike. - Të fitojnë njohuri në lidhje me zhvillimin historik të mendimit juridik në mënyrë që studentët të mund të kuptojnë mendimin juridik në të kaluarën dhe të tashmen. - Studentët duhet të jenë në gjendje të bëjnë dallimin e formacioneve socio - juridike në të kaluarën dhe të kuptojnë evolucionin e tyre. - Studentët të njihen me zhvillimin historik të pjesëve të veçanta të së drejtës pozitive (civile, penale, administrative, familjare, trashëgimore, etj). - Studentët, duhet të jenë në gjendje ta kuptojnë logjikën e funksionimit të shtetit dhe të drejtës në qytetërimet e lashta, pastaj në Mesjetë, si dhe të krijojnë ide duke i ndërlidhur me kohën moderne.
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2534] Gjuhë angleze 3
    • [E2535] Gjuhë angleze 4
    • [E2536] Gjuhë angleze 5
    • [LE-01] Anglishtja për drejtësi 1
    • [LE-02] Anglishtja për drejtësi 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [E2694] Microsoft Office Excel
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim
    • [E2741] Bazat e harduerit dhe softuerit të TI
    • [E2742] Hyrje në sigurinë kibernetike

Semestri 2

  • [CLE-201] [6 SETK] E drejta kushtetuese
    Qëllimet e lëndës: - Fitimi i njohurive për nocionet, dukuritë dhe institucionet e së drejtës kushtetuese, si dhe të institucioneve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), duke përfshirë këtu edhe qëndrimet e ndryshme teorike mbi ato; - Fitimi i njohurive konkrete për të drejtën kushtetuese, si degë e së drejtës dhe si shkencë, duke përfshirë këtu edhe analizën krahasimtare të gjendjes dhe perspektivat e saj në sferën rajonale dhe evropiane; Nëpërmjet këtij moduli studentët do të pajisen me njohuritë themelore teorike dhe praktike në lidhje me organizimin e pushtetit shtetëror në RMV, si dhe në lidhje me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit; Inkurajimi i të menduarit kritik te studentët për problemet themelore të rregullimit kushtetues në RMV dhe në kuadër të UE-së, me ç’rast do të mbahet llogari për profilin e juristit evropian i cili në të ardhmen si profesionist do të duhet të interpretojë dhe të aplikojë të drejtën kushtetuese evropiane si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë evropian; - Planprogrami do të trajtojë materien kushtetuese nga aspekti krahasimtar dhe kombëtar, sepse në kushtet e globalizimit, e drejta kushtetuese nuk mund të kuptohet nëse shqyrtohet vetëm në korniza kombëtare; - Planprogrami, gjithashtu, do të përfshijë: Rregulloren e re të Kuvendit të RMV-së, që ka rol kyç në zhvillimin e demokracisë parlamentare në RMV, por edhe ligjet e reja që rregullojnë materie kushtetuese, siç janë: ligjet që kanë të bëjnë me gjyqësorin, vetadministrimin vendor, sistemin zgjedhor, shoqërinë civile, mbrojtjen, politikën e jashtme, etj.; - Krahas këtij komponenti normativ, planprogrami do ta përpunojë edhe praktikën e organeve qendrore të pushtetit shtetëror në RMV, siç janë; Kuvendi, Qeveria, Gjykata Kushtetuese, Gjykata Supreme, që kanë një rol të madh në të drejtën kushtetuese si shkencë; - Gjithashtu, do të përfshihen amendamentet kushtetuese të vitit 2001, që kanë ndikim të madh për demokracinë e RMV-së, për vlerat themelore të rendit kushtetues të RMV-së, si dhe për amendamentet kushtetuese të vitit 2005, në lidhje me reformat e gjyqësore në RMV; - Në fund të lëndës, studentët do të jenë në gjendje të bëjnë dallimet themelore dhe thelbësore midis institucioneve kushtetuese, ndërlidhjen e tyre dhe funksionimin e tyre praktikë; - Të bëjnë dallimet e nevojshme teorike dhe praktike të nocioneve, fenomeneve dhe instituteve të së drejtës kushtetuese; - T’i sqarojnë dhe t’i analizojnë proceset e ndryshme brenda sistemit dhe rendit kushtetues të RMV-së në të gjitha aspektet e jetës kushtetuese të vendit, do të thotë të njeriut, qytetarit, shtetit dhe bashkësive etnike;
  • [CLE-204] [6 SETK] E drejta civile – pjesa e përgjithshme
    Qëllimi i programit studimor E Drejta Civile - Pjesa e Përgjithshme, është t’i pajisë studentët me njohuri themelore nga kjo lëmi. Pas përfundimit të semestrit, nga studentët pritet të kenë fituar njohuri teorike mbi nocionet dhe institutet kryesore të së drejtës civile, si: parimet e të drejtës civile, burimet e të drejtës civile, subjektet dhe zotësinë e tyre juridike, të veprimit dhe deliktore, marrëdhënien juridiko-civile, punët juridike, etj. Studentët, do të aftësohen të bëjnë dallimet e duhura teorike dhe praktike të nocioneve dhe dukurive me karakter juridiko-civil në sistemin juridik të RMV, të veçojnë karakteristikat themelore dhe esenciale të tyre, si dhe të vërejnë rëndësinë dhe funskionimin e tyre në praktikë.
  • [CLE1020] [6 SETK] E drejta romake
    Qëllimet e lëndës: - T’u ofrojë studentëve të dhëna për procesin e krijimit, zhvillimit dhe ndryshimeve të institucioneve dhe normave të së drejtës romake nën ndikimin e rrethanave të ndryshme historike; - T’i njoftojë studentët me rolin e së drejtës romake si forcë unifikuese në traditën juridike evropiane; - T’u ofrohet studentëve mundësia e përvetësimit të bazave të terminologjisë juridike romake; - Të tregohet historia e mendimit juridik romak prej fillimeve të veta në periudhën republiane në Romë; - Të shpjegohet rëndësia historike e recipimit të së drejtës romake në Evropën Kontinentale.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2534] Gjuhë angleze 3
    • [E2535] Gjuhë angleze 4
    • [E2536] Gjuhë angleze 5
    • [LE-01] Anglishtja për drejtësi 1
    • [LE-02] Anglishtja për drejtësi 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga kompetencat digjitale
    • [E2610] Kapituj të zgjedhur nga shkathtësitë e TI
    • [E2694] Microsoft Office Excel
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [EWC-01] Krijimi i ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i mediumeve digjitale
    • [E2609] Google aplikacione për edukim
    • [E2741] Bazat e harduerit dhe softuerit të TI
    • [E2742] Hyrje në sigurinë kibernetike
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë maqedonase niveli i mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2

Semestri 3

  • [CLE2030] [6 SETK] E drejta administrative
    Në kuadër të lëndës studiohet E Drejta Administrative Materiale dhe Procedurale. Si objekt studimi janë parimet e organizimit, punës dhe fushëveprimit të organeve administrative, veprimtaritë themelore që e përbëjnë funksionin administrativ, aktet e organeve administrative dhe raporti midis qytetarëve dhe administratës. Qëllimet e programit të lëndës konsistojnë në atë që studentët: -T'i përkufizojnë dhe kuptojnë nocionet mbi administratën dhe funksionin administrativ; -Të identifikojnë dhe analizojnë rregullativën juridike me të cilën rregullohet organizimi dhe funksionimi i administratës publike në RMV-së; -T’i njohin veprimtaritë themelore të funksionit administrativ; -Ta bëjnë dallimin midis llojeve të akteve të administratës dhe t'i përvetësojnë hapat e parë të përpilimit të akteve të tilla; -T’i mësojnë llojet e kontrollit administrativ; -T'i njohin mekanizmat e kontrollit mbi administratën dhe përgjegjësinë e saj para organeve të tjera shtetërore, por edhe para konsumatorëve-shfrytëzuesve të shërbimeve të saj; -T’i fitojnë aftësitë dhe shkathtësitë për punësimin e ardhshëm në organet e administrates të RMV-së, organizatat joqeveritare, dhe në të gjitha institucionet ku vendosen lëndët e natyrës juridike-administrative.
  • [CLE025] [6 SETK] E drejta sendore
    Qëllimi i lëndës mësimore E Drejta Sendore është që studentët të pajisen me njohuri themelore nga kjo lëmi. Pas përfundimit të semestrit nga studentët pritet që të kenë arritur njohuri për sa i përket nocionit dhe objektit të së drejtës sendore, për subjektët e së drejtës sendore, për parimet e së drejtës sendore, për posedimin, për të drejtën e pronësisë, për të drejtën e servitutit, për të drejtën e pengut, për barrët sendore për librat publikë etj. Pritet që tek studentët të zhvillohet ndërgjegjja lidhur me këto institute dhe me shkathtësitë për qasje kritike ndaj ligjit dhe argumentimit ligjor në lëminë e së drejtës sendore.
  • [CLE-404] [6 SETK] E drejta ndërkombëtare publike
    Qëllimi i lëndës është që studentët të njoftohen me kuptimet themelore të së drejtës ndërkombëtare publike, paraqitjen e kësaj disiplinë shkencore, zhvillimin, si dhe aspektet kryesore të saj.
  • [CLE024] [6 SETK] E drejta familjare
    Në lëndën E Drejta Familjare, studentët do të përfitojnë njohuri rreth rregullimit juridik të marrëdhënieve, të cilat lindin mes anëtarëve të familjes në bazë të martesës dhe gjinisë. Theks i veçantë iu jepet institucioneve bazike të të drejtës familjare: martesa, prindëria, adoptimi, kujdestaria, marrëdhëniet familjare me karakter personal dhe pasurorë, marrëdhëniet personale-pasurore, bashkësia jashtëmartesore.
  • [C2069] [3 SETK] Komunikim verbal
    Objektivat e programit të lëndës: - Të zhvillojnë aftësitë e komunikimit verbal. - Të jenë në gjendje të përfshihen aktivisht në një diskutim mbi një temë të veçantë. - Të zotërojnë teknikat për komunikim të suksesshëm. - Të shprehin mendimin e tyre kritik për tema të caktuara. - Të zbatojnë teknikat e adaptuara në karrierën e tyre profesionale.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2534] Gjuhë angleze 3
    • [E2535] Gjuhë angleze 4
    • [E2536] Gjuhë angleze 5
    • [LE-01] Anglishtja për drejtësi 1
    • [LE-02] Anglishtja për drejtësi 2

Semestri 4

  • [C2070] [3 SETK] Komunikim me shkrim
    Objektivat e programit të lëndës: Për të fituar njohuri në lidhje me procesin e të shkruarit (fazat në krijimin e një teksti). - Të miratojë normat standarde të gjuhës. - Të arrihet një nivel akademik për shprehje me shkrim në shqip, maqedonisht ose anglisht, i cili do të zbatojë njohuritë e marra më parë të gjuhës standarde. - Të inkurajojë motivimin e studentëve për shprehje me shkrim pavarësisht nga llojet dhe format e tekstit. - Të miratojë kriteret e tekstualitetit, të cilat janë thelbësore për një tekst. - Përvetësimi i aftësive për kërkimin e materialeve (biblioteka dhe burimet online).
  • [CLE5010] [6 SETK] E drejta trashëgimore
    Në lëndën E Drejta Trashëgimore, studentët, do të fitojnë njohuri rreth parimeve themelore të trashëgimisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe do të përfitojnë njohuri për institutet themelore trashëgimore - juridike me të cilët rregullohet trashëgimia në RMV-së. Gjithashtu, nëpërmjet kësaj lënde, në pjesën komparative, studentët do të mësojnë për institutet trashëgimore-juridike bashkëkohore, e në veçanti për dallimet midis sistemit kontionetal dhe sistemit Common Law (anglo- sankson).
  • [CLE-403] [6 SETK] E drejta e BE-së
    Me përfundimin e kësaj lënde, studentët pritet - të paktën - të jenë në gjendje të njohin esencën dhe shtrirjen e të drejtës së BE-së, të kenë njohuri të plota mbi strukturën organizative - juridike të BE-së në bazë të ndryshimeve të përfshira në Marrëveshjen e Lisbonës, të jenë në gjendje të bëjnë interpretimin dhe aplikimin e rregullt të dispozitave e të akteve të BE-së, që vetvetiu do t’u mundësonte studimin e mëtejshëm të thelluar të disiplinave juridike më të speciaalizuara që trajtojnë të drejtën e BE-së.
  • [CLE-405] [6 SETK] E drejta penale - pjesa e përgjithshme
    Lënda E Drejta Penale (Pjesa e Përgjithshme), është lëndë obligative. Në këtë lëndë, studentët, do të marrin njohuri themelore për sistemin e së drejtës penale në RMV. Rëndësi të veçantë, do t’i kushtohet studimit të parimieve të së drejtës penale, burimeve, veprës penale dhe elementeve të saj, bashkimit të veprave penale, pjesëmarrjen e më shume personave në kryerjen e veprës penale, sistemit të sanksioneve penale, etj.
  • [CLE-402] [6 SETK] E drejta e detyrimeve
    Qëllimet e planprogramit mësimor: me studimin e kësaj lënde studentët, do të fitojnë njohuri për bazat e të drejtës detyrimore dhe llojet e veçanta të marrëdhënieve juridike - detyrimore. Studentët nëpërmjet edukimit do të duhet të fitojnë njohuri që u nevojiten në kuadër të qarkullimit të të drejtave subjektive civile. Në lëmin e studimit të përgjithshëm të detyrimeve (marrëdhënieve detyrimore), studentët duhet të fitojnë shkathtësi në aplikimin e instituteve të përgjithshme të së drejtës detyrimore të llojeve të veçanta të marrëdhënieve detyrimore. Në mënyrë të posaçme, studentët duhet të fitojnë shkathtësi për të negociuar, për të lidhur dhe për të aplikuar llojet e veçanta të kontratave detyrimore, si dhe të mësojnë për mekanizmat për zgjidhjen e kontesteve mbi përmbushjen e detyrimeve të debitorit.
  • [3 SETK] Gjuhë angleze
    • [E2532] Gjuhë angleze 1
    • [E2533] Gjuhë angleze 2
    • [E2534] Gjuhë angleze 3
    • [E2535] Gjuhë angleze 4
    • [E2536] Gjuhë angleze 5
    • [LE-01] Anglishtja për drejtësi 1
    • [LE-02] Anglishtja për drejtësi 2

Semestri 5

  • [CLE-302] [6 SETK] E drejta tregtare
    Qëllimi i lëndës mësimore është që studentët të fitojnë njohuri themelore nga lëmi i së drejtës ndërkombëtare publike. Kështu, studentët njihen me rregullat juridike për ushtrimin e ndonjë aktiviteti afarist, me mënyrën e organizimit të subjekteve afariste, me kushtet për krijimin dhe regjistrimin e subjekteve afariste dhe të tregtarit individual, si dhe me mënyrat e shuarjes së subjekteve afariste; me mënyrën për të krijuar ndonjë marrëdhënie juridike – afariste, me kushtet për paraqitjen e atyre marrëdhënieve, me efektet dhe pasojat; me punën e letrave me vlerë: me mënyrat e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale, me mënyrat e mbrojtjes së subjekteve afariste nga konkurrenca joluajale: me mënyrat e mbrojtjes së konsumatorëve e të tjera.
  • [C2458] [6 SETK] E drejta penale - pjesa e posaçme
    E Drejta Peanle - Pjesa e Posaçme është sistem i normave ligjore për veprat penale dhe shqiptimin e sanksioneve. Lënda e së drejtës penale-pjesa e posaçme, është përcaktimi i sjelljeve të njeriut, që do të konsiderohen si vepra penale, si dhe forma dhe vellimi i reakcionit ndeshkimor për shkeljen e ndalesave të përcaktuara.
  • [CLE4030] [6 SETK] E drejta e punës dhe sigurimit social
    Studimi i lëndës E Drejta e Punës dhe e Sigurimit Social studentëve do t’u mundësojë: - Të njihen me korpusin e çështjeve dhe problemeve, të cilat janë pjesë përbërëse e së drejtës së punës, duke u nisur nga premisa fundamnetale se secili nga ne një ditë do të themelojë marrëdhënie pune dhe pikërisht për atë arsye njohja e të drejtave nga marrëdhënia e punës paraqet edhe një mori çështjesh në luftën për jetë më cilësore; - Të njihen me aspektet e ndryshme të realizimit të të drejtave, detyrimeve dhe përgjegjësive nga marrëdhënia e punës, si dhe me institucionet juridike nga lëmi i punës; - T’i studiojnë marrëdhëniet e punës në praktikë përmes - procedurës së punësimit, lidhjen e kontratës për punësim, realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave nga marrëdhënia e punës te punëdhënësi dhe organet kompetente; procedurën e përgjegjësisë së të punësuarve; pushimin e marrëdhënies së punës, përkatësisht pushimin e vlefshmërisë së kontratës për punësim; - Të përpunojnë aktet konkerete në lidhje me të gjitha institutet, të cilat janë përfshirë me rregullativën ligjore pozitive nga lëmi i marrëdhënieve të punës në RMV; - Të mundësohen forma të ndryshme të pjesëmarrjes së studentëve dhe të inkorporohet mundësia për përvetësimin e numrit sa më të madh të mundshëm të poenave të parashikuara për aktivietin.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101] Hyrje në Administrimin Publik
    • [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në Politikat Publike
    • [CLE-101] Fillet e së Drejtës
    • [ELE-708] Hyrje në kriminalistikë
    • [E2843] E drejta e punës dhe sigurimit social
    • [E2842] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
    • [ELE-607] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCS-101] Hyrje në Shkenca Kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe Statistika e Zbatuar
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë Shqipe me Kulturë Shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze
    • [EFE-108 ] Studime Ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe Mendimi Kritik
    • [E2841] Edukimi mbi median dhe informacionin
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
    • [ECM-602] Media dhe Shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në Ekonomi dhe Biznes
    • [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
    • [EBE-403] Plani i Biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë Frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [E2529] Shkathtësi Komunikuese në Kontekst profesional në anglisht
    • [E2530] Beletristike dhe Argëtim
    • [E2531] Letërsi Angleze dhe Filmi
    • [E2540] Gjuha Maqedonase për Terminologji Juridike dhe të BE
    • [E2739] Etika në institucionet publike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [ELE-708] Hyrje në kriminalistikë
    • [ELE-401] Delikuenca e të miturve
    • [CCR6010] E drejta penale ndërkombëtare
    • [ECR-401] E drejta policore
    • [ELE-604] Krimi i organizuar
    • [ELE-607] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ELE-605 ] Vetëqeverisja lokale
    • [E2844] Teknologjitë e reja reproduktive dhe e drejta
    • [ELE-602] Partitë politike dhe sistemet zgjedhore
    • [ELE-704] Konstitucionalizmi dhe të drejtat e njeriut
    • [E2845] Sistemet juridike bashkëkohore
    • [E2842] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
    • [ELE-707] E drejta ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit
    • [ELE-609] Zgjidhja alternative e konflikteve
    • [CLE-803] Filozofia e së drejtës
    • [ELE-503] E drejta diplomatike dhe konsullore
    • [E2848] Organizatat ndërkombëtare
    • [CCR-403] Viktimologjia
    • [ECR-601] Kriminaliteti ekonomik

Semestri 6

  • [CLE-802] [6 SETK] E drejta financiare
    Qëllimi i lëndës është që t’u mundësojë studentëve dituri themelore nga lëmi i së drejtës financiare përkatësisht i marrëdhënieve financiare juridike (nga aspekti përmbajtësor dhe formal juridik).
  • [CLE5020] [6 SETK] E drejta e procedurës administrative
    Qëllimi i lëndës: E drejta e procedurës administrative përfshinë dy fusha (pjesë) të veçanta, si: procedurën administrative dhe konfliktin (kontestin) administrativ, që përbëjnë objektin themelor të studimit të pjesës formale (procedurale) të së drejtës administrative. Shtjellimi i lëndës iu mundëson studentëve fitimin e njohurive që më lehtë t’i kuptojnë, shpjegojnë dhe analizojnë çështjet që kanë të bëjnë me nocionet dhe institutet e së drejtës administrative procedurale. Në pjesën e parë, do të shpjegohet procedimi (veprimi), i organeve të administratës shtetërore dhe publike në zbatimin e normave juridike-materiale, kur duke aplikuar drejtpërdrejtë dispozitat juridike në raste konkrete vendosin mbi të drejtat, detyrimet, ose interesat juridike të individëve, të personave juridikë ose të palëve të tjera. Në pjesën e dytë, do të shpjegohet kontrolli gjyqësor i ligjshmërisë së akteve administrative përfundimtare –kontrolli i ushtrimit të veprimtarisë administrative dhe i shërbimeve publike.
  • [CLE-503] [6 SETK] E drejta e procedurës penale
    Qëllimi i lëndës, E Drejta e Procedurës Penale, është që studentët të njihen me dispozitat procedurale – penale me të cilat rregullohet ligjërisht aktiviteti i organeve procedurale dhe i pjesëmarrësve të tjerë proceduralë dhe të aftësohen për aplikimin juridik të tyre në praktikë.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore nga njësi tjera
    • [CPA-101] Hyrje në Administrimin Publik
    • [CPA-201] Lidershipi Publik dhe Zhvillimi Organizativ
    • [CPA-302] Hyrje në Politikat Publike
    • [CLE-101] Fillet e së Drejtës
    • [ELE-708] Hyrje në kriminalistikë
    • [E2843] E drejta e punës dhe sigurimit social
    • [E2842] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
    • [ELE-607] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [CCS-101] Hyrje në Shkenca Kompjuterike
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [CCS-402] Probabiliteti dhe Statistika e Zbatuar
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [EFE-129] Gjuhë Shqipe me Kulturë Shkrimi
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane 1-4
    • [EEL-613] Multikulturalizmi në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze
    • [EFE-108 ] Studime Ndërkulturore
    • [E2539] Arsyetimi dhe Mendimi Kritik
    • [E2841] Edukimi mbi median dhe informacionin
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
    • [ECM-602] Media dhe Shoqëria
    • [CBE-101] Hyrje në Ekonomi dhe Biznes
    • [CBE-103] Parimet e menaxhmentit
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [EBE-408] Menaxhimi i Projekteve
    • [EBE-403] Plani i Biznesit
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EF999] Gjuhë Frënge 1-2-3
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane 1-2-3
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [E2529] Shkathtësi Komunikuese në Kontekst profesional në anglisht
    • [E2530] Beletristike dhe Argëtim
    • [E2531] Letërsi Angleze dhe Filmi
    • [E2540] Gjuha Maqedonase për Terminologji Juridike dhe të BE
    • [E2739] Etika në institucionet publike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [ELE-708] Hyrje në kriminalistikë
    • [ELE-401] Delikuenca e të miturve
    • [CCR6010] E drejta penale ndërkombëtare
    • [ECR-401] E drejta policore
    • [ELE-604] Krimi i organizuar
    • [ELE-607] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ELE-605 ] Vetëqeverisja lokale
    • [E2844] Teknologjitë e reja reproduktive dhe e drejta
    • [ELE-602] Partitë politike dhe sistemet zgjedhore
    • [ELE-704] Konstitucionalizmi dhe të drejtat e njeriut
    • [E2845] Sistemet juridike bashkëkohore
    • [E2842] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
    • [ELE-707] E drejta ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit
    • [ELE-609] Zgjidhja alternative e konflikteve
    • [CLE-803] Filozofia e së drejtës
    • [ELE-503] E drejta diplomatike dhe konsullore
    • [E2848] Organizatat ndërkombëtare
    • [CCR-403] Viktimologjia
    • [ECR-601] Kriminaliteti ekonomik

Semestri 7

  • [EITL-02] [6 SETK] E drejta e teknologjisë së informacionit
    Qëllimi kryesor është që studentët të njihen me mundësitë e aplikimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në profesionin juridik. Studentët, do të njoftohen me bazat e përgjithshme konceptuale të informatikës juridike. Theks i veçantë është vënë në fitimin e aftësive, përkatësisht njohurive praktike në gjetjen dhe përdorimin e informacioneve juridike me ndihmën e teknologjive të reja, bazave të të dhënave dhe mjeteve të kërkimit. Studentët, gjithashtu do të njihen edhe me çështjet themelore të E-Qeverisjes, E-Tregtisë, E-Prokurimit, E-Drejtësisë dhe E-Demokracisë.
  • [C2455] [6 SETK] Inteligjenca artificiale dhe e drejta
    Inteligjenca artificiale është duke shënar një trajektore të jashtëzakonshme rritjeje te aplikmit pothuajse në çdo aspekt të jetës. Qëllimi i këtij kursi është të ekzaminojë një gamë të gjerë teknologjike, por më e rëndësishmja, një debat ndaj sfidave ligjore dhe politike të paraqitura nga inteligjenca artificiale (AI), mësimi i makinerive dhe teknologjitë e tjera emergjente. Kursi do të analizojë dhe zhvillojë kornizat e politikave ligjore dhe etike që synojnë të sigurojnë që AI është zhvilluar në një mënyrë etike, të besueshme dhe se do të ndihmojë qytetarët dhe palët e tjera të interesuara që zhvillimi dha zbatimi i inteligjencës artificiale do t'u sjellë dobi.
  • [CLI-602] [6 SETK] Përpunimi i të dhënave
    Qëllimi i lëndës është që të njohë studentin me konceptin e të dhënave, përkufizimin e të dhënave, llojet e të dhënave, njohjen e të dhënave, burimet e të dhënave, grumbullimin, etj. Nëpërmjet lëndës studentët njihen me format dhe mënyrat e grumbullimit, identifikimit të të dhënave të rëndësishme, detektimin e të dhënave me mangësi, përpunimin elementare të të dhënave (si për pastrimin dhe disa operacione statistikore) dhe përshtatjen e të dhënave për përdorim të mëtutjeshëm. Studenti, i cili me sukses, do ta përvetësojë lëndën, do të jetë në gjendje t’i njohë, manipulojë dhe shfrytëzojë në mënyrë të suksesshme të dhënat në fushën e drejtësisë dhe nga fusha e drejtësisë.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore profesionale
    • [CLI-702] E drejta elektronike tregtare dhe bankare
    • [CLI-502] E drejta familjare dhe biomjekësia elektronike
    • [E2850] Siguria kibernetike
    • [CLI-603] E drejta elektronike kadastrale
    • [CLI-803] E drejta penale kompjuterike
    • [CLI-501] Informatika
    • [CLI-801] Procedura administrative për regjistrimin e domeneve të internetit dhe mbrojtja juridike
    • [CLI-802] Kontratat elektronike, sigurimi elektronik dhe nënshkrimi elektronik
    • [CLE-704] E drejta e procedurës civile (E drejta kontestimore)
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [ELE-708] Hyrje në kriminalistikë
    • [ELE-401] Delikuenca e të miturve
    • [CCR6010] E drejta penale ndërkombëtare
    • [ECR-401] E drejta policore
    • [ELE-604] Krimi i organizuar
    • [ELE-607] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ELE-605 ] Vetëqeverisja lokale
    • [E2844] Teknologjitë e reja reproduktive dhe e drejta
    • [ELE-602] Partitë politike dhe sistemet zgjedhore
    • [ELE-704] Konstitucionalizmi dhe të drejtat e njeriut
    • [E2845] Sistemet juridike bashkëkohore
    • [E2842] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
    • [ELE-707] E drejta ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit
    • [ELE-609] Zgjidhja alternative e konflikteve
    • [CLE-803] Filozofia e së drejtës
    • [ELE-503] E drejta diplomatike dhe konsullore
    • [E2848] Organizatat ndërkombëtare
    • [CCR-403] Viktimologjia
    • [ECR-601] Kriminaliteti ekonomik

Semestri 8

  • [CLI-703] [6 SETK] E drejta evropiane për mbrojtjen e të dhënave
    Studentët, do të fitojnë njohuri të thelluara për standardet e BE-së mbi mbrojtjen e të dhënave, bazuar në Konventën 108 të Këshillit të Evropës dhe në instrumentet e BE-së, duke përfshirë Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Direktivën për Mbrojtjen e të Dhënave të Policisë dhe Drejtësisë Penale, si dhe praktikën përkatëse gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së informacionit ka imponuar nevojën për mbrojtje të qëndrueshme të të dhënave personale dhe e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale ushtrohet kryesisht nëpërmjet instrumenteve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Këshillit të Evropës (KE). Mbrojtja e kësaj të drejte të rëndësishme përballet me sfida të reja dhe të rëndësishme pasi përparimet teknologjike zgjerojnë kufijtë e fushave të tilla si mbikëqyrja, monitorimi i komunikimeve dhe ruajtja e të dhënave. Lënda është e rëndësishme për studentët pasi shoqëritë tona po digjitalizohen gjithnjë e më shumë. Ritmi i zhvillimit teknologjik dhe mënyra se si përpunohen të dhënat personale prek secilin prej nesh, çdo ditë dhe në mënyra të ndryshme, të lidhura dhe të imponuara nga zhvillimet e reja teknologjike. Kornizat ligjore të Bashkimit Evropian (BE) dhe Këshillit të Evropës që mbrojnë privatësinë dhe të dhënat personale janë rishikuar së fundmi. Evropa është në krye të mbrojtjes së të dhënave në nivel botëror.
  • [CBI-403] [6 SETK] Bazat e sistemeve të informacionit
    Qëllimi i lëndës: 1. Të mësojnë konceptet bazë dhe terminologjinë e Sistemeve të Informacionit 2. Konceptet bazë të sistemeve të informacionit: harduer, softuer, rrjete 3. E-World: e-biznesi dhe e-tregëtia 4. Proceset në zhvillim 5. Të mësojnë mbi Sistemet e Informacionit dhe teknologjitë që përmirësojnë vlerat e biznesit dhe proceset e ndryshme brenda organizatave. 6. Zbatimi i koncepteve të SI me disiplina të ndryshme menaxhuese, gjatë analizës, interpretimit, vlerësimeve dhe vendimeve. 7. Të kuptojnë procesin e ridizajnimit të organizatave duke përdorur sistemet e informacionit. 8. Të përshkruajnë rolin e sistemeve të informacionit në vendimmarrje. 9. Të shqyrtojnë sigurinë e informacionit, çështjet etike dhe sociale. 10. Të njihen me internetin, tregtinë elektronike dhe biznesin elektronik. 11. Studentët të përgatiten për të punuar në projekte në shkallë të vogël, punë individuale ose në grup, të cilët nga natyra mund të ndahen në këto kategori: studime të rasteve, projekte kërkimore shkencore, projekte zhvillimi ose projekte praktike.
  • [C2456] [6 SETK] Forenzika digjitale
    Forenzika digjitale është procesi i zbulimit të sulmeve të hakerimit dhe nxjerrjen e provave të duhura për të raportuar krimin dhe kryerja e auditimeve për të parandaluar sulmet e ardhshme. Përdoret në lloje të ndryshme hetimesh, si: krimi dhe hetimi civil, proceset gjyqësore të korporatave, krimi kibernetik, etj. Ajo luan një rol jetik në hetimin dhe ndjekjen penale të kriminelëve kibernetikë. Lënda i referohet një sërë procedurave dhe teknikave metodologjike për të identifikuar, mbledhur, ruajtur, nxjerrë, interpretuar, dokumentuar dhe paraqitur prova nga pajisjet kompjuterike në mënyrë që provat e zbuluara të mund të përdoren gjatë një procesi ligjor dhe/ose administrativ në gjykatë. Provat mund të kërkohen në një gamë të gjerë krimesh ose keqpërdorimesh kompjuterike, duke përfshirë, por pa u kufizuar në vjedhjen e sekreteve tregtare, vjedhjen ose shkatërrimin e pronësisë intelektuale dhe mashtrimin. Lënda i pajis studentët me aftësitë e nevojshme për të identifikuar gjurmët e një ndërhyrësi dhe për të mbledhur siç duhet provat e nevojshme për ta ndjekur penalisht në gjykatë. Kjo lëndë do të japë një pasqyrë holistike të komponentëve kyç të forenzikës digjitale. Lënda siguron njohuri të qëndrueshme themelore, të nevojshme për një karrierë në forenzikën digjitale.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore profesionale
    • [CLI-702] E drejta elektronike tregtare dhe bankare
    • [CLI-502] E drejta familjare dhe biomjekësia elektronike
    • [E2850] Siguria kibernetike
    • [CLI-603] E drejta elektronike kadastrale
    • [CLI-803] E drejta penale kompjuterike
    • [CLI-501] Informatika
    • [CLI-801] Procedura administrative për regjistrimin e domeneve të internetit dhe mbrojtja juridike
    • [CLI-802] Kontratat elektronike, sigurimi elektronik dhe nënshkrimi elektronik
    • [CLE-704] E drejta e procedurës civile (E drejta kontestimore)
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e përgjithshme
    • [ELE-708] Hyrje në kriminalistikë
    • [ELE-401] Delikuenca e të miturve
    • [CCR6010] E drejta penale ndërkombëtare
    • [ECR-401] E drejta policore
    • [ELE-604] Krimi i organizuar
    • [ELE-607] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [ELE-408] Dhuna në familje
    • [ELE-605 ] Vetëqeverisja lokale
    • [E2844] Teknologjitë e reja reproduktive dhe e drejta
    • [ELE-602] Partitë politike dhe sistemet zgjedhore
    • [ELE-704] Konstitucionalizmi dhe të drejtat e njeriut
    • [E2845] Sistemet juridike bashkëkohore
    • [E2842] E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
    • [ELE-707] E drejta ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit
    • [ELE-609] Zgjidhja alternative e konflikteve
    • [CLE-803] Filozofia e së drejtës
    • [ELE-503] E drejta diplomatike dhe konsullore
    • [E2848] Organizatat ndërkombëtare
    • [CCR-403] Viktimologjia
    • [ECR-601] Kriminaliteti ekonomik
Google+