Me përkrahje financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, studentët e rregullt në ciklin e parë (deridiplomik) mund të bëhen shfrytëzues të subvencionit “Racion ditor për ushqim të studentit” në vlerë prej 120 denarë në ditë, respektivisht 2 400 denarë në muaj.
Afati për aplikim
*Të drejtë aplikimi në afatin e gushtit (1 - 31 gusht 2021) kanë studentët e rregullt në ciklin e parë të studimeve (shtetas të RMV-së) të regjistruar në semestrin veror të vitit akademik 2020/21.
*Në afatin e tetorit (1 - 31 tetor 2021) të drejtë aplikimi kanë:
⦁ studentët e rinj që do të regjistrohen në vitin e parë të studimeve deridiplomike, në vitin akademik 2021/22, si dhe
⦁ studentët që nuk kanë qenë të regjistruar në semestër veror të vitit akademik 2020/21, e që do të regjistrojnë semestër dimëror në vitin akademik 2021/22.
Mënyra e aplikimit
Kandidatët duhet të paraqiten në formën elektronike në linkun në vazhdim: https://e-uslugi.mon.gov.mk/. Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët Fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe të nënshkruara t`i bashkangjesin në fletëparaqitjen elektronike në https://e-uslugi.mon.gov.mk/ përmes së cilës aplikojnë për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë.
Çdo kandidat mund të kontrolloj fletëparaqitjen e parashtruar, në aplikacionin elektronik në menynë” Aplikacionet e mia”.
Video - mënyra e aplikimit:
https://www.facebook.com/obrazovanieinauka/videos/543170576895540
Informacione më të detajuara për konkursin keni në linkun në vazhdim:
https://mon.gov.mk/al/content/?id=4174
Për udhëzime dhe informata shtesë, mund të kontaktoni me Zyrën për Ndihma Financiare (UEJL)
E-mail: financialaid@seeu.edu.mk