Ekspozita përfshin një gamë të gjerë projektesh arkitektonike, koncepte të dizajnit të brendshëm, modele tredimensionale, vizualizime dhe punime kreative, të realizuara gjatë vitit akademik. Punimet pasqyrojnë qasje bashkëkohore në projektim, inovacion dhe zgjidhje të orientuara drejt nevojave të shoqërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Përmes kësaj ekspozite, studentët patën mundësinë të prezantojnë rezultatet e punës së tyre akademike, kreativitetin dhe kompetencat profesionale të fituara gjatë studimeve, duke dëshmuar nivelin e lartë të përgatitjes së tyre dhe përkushtimin ndaj profesionit.
Ekspozita e Projekteve Studentore tashmë është shndërruar në një traditë të Fakultetit të Shkencave Teknike, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për promovimin e ideve inovative, shkëmbimin e përvojave dhe prezantimin e potencialit krijues të studentëve para komunitetit universitar dhe publikut.
Fakulteti i Shkencave Teknike në UEJL hapi Ekspozitën XII të Projekteve Studentore në Arkitekturë dhe Dizajn
26 qershor 2026Në Universitetin e Evropës Juglindore, në praninë e studentëve, familjarëve të tyre, stafit dhe mysafirëve të shumtë, u hap sot Ekspozita e XII-të e Projekteve Studentore, e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Teknike, ku u prezantuan punimet dhe projektet më të mira të studentëve të programeve studimore Arkitekturë dhe Dizajn dhe Dizajn i Brendshëm.
Më shumë lajme
- Fakulteti Drejtësisë i UEJL-së organizon Konferencën e Shtatë Ndërkombëtare Shkencore për Shkencat Juridike
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në aktivitetet për shënimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir
- UEJL-ja feston Nëntorin përmes dijes, gjuhës dhe historisë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në aktivitetet për shënimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir
- UEJL shënon 25-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne dhe nderon akademik Abdylmenaf Bexhetin me titullin „Doctor Honoris Causa“
- ChallengeEU organizon fushatë ndërgjegjësuese për shëndetin mendor në kuadër të 25-vjetorit të UEJL-së
- Fakulteti i Drejtësisë i UEJL-së organizon Konferencën e VII Ndërkombëtare Shkencore në Shkencat Juridike – ISCLS ’26