Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

PShP Erasmus +

Pyetjet më shpesh të parashtruara nga studentët të cilët shkojnë në shkëmbim me programin Erasmus+

Ne shkëmbim mund të shkojë cdo student I rregullt, I regjistruar ne UEJL. Studentët të cilët janë në studime deridiplomike, duhet ta kenë kryer vitin e parë të studimeve. Studentët të cilët janë në Master apo studime doktorature, mund të shkojnë që nga semestri i parë.

Kohëzgjatja e shkëmbimit është një ose sy semestra për një cikël studimesh.

Zakonisht janë dy afate për aplikim: njëri i cili hapet diku në muajin mars/prill, për shkëmbimet që realizohen gjatë semestrit dimëror, ndërsa tjetri që hapet diku në muajin gusht/shtator, për shkëmbime të cilët realizohen gjatë semestrit veror.

Emrat e universiteteve në të cilët një student mund të shkojë janë të përcaktuar në listat e posaçme dhe të ndara për secilin fakultet në veçanti. Kjo listë përditësohet çdo semestër, sepse numri i universiteteve ku studentët mund të shkojnë në shkëmbim, rritet nga viti në vit.

Çdo student i cili vendos të aplikojë, këtë mund ta bëjë dukei grumbulluar dokumentet e nevojshme për aplikim. Këto dokumente janë:
a) Fletë-aplikimi
b) Çertifikata e notave
c) Vërtetimi se studenti është i regjistruar në UEJL
d) Vërtetimi për njohjen e gjuhës angleze
e) CV
f) Letër motivimi
Dokumentet e mësipërme, studenti i dërgon të skanuar në adresë të koordinatorit institucional për programin Erasmus+ në UEJL, Bujar Sinani, në adresën elektronike bujar.sinani@seeu.edu.mk, si dhe atë të këshilltarit apo këshilltares studentore, pranë fakultetit ku është i/e regjistruar.

Çdo student i cili shkon në shkëmbim, merr një grant Erasmus+, i cili varësisht nga vendi ku shkon, është 470 ose 520 euro. Me këtë grant, studenti duhet t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e qëndrimit, udhëtimit, sigurimit shëndetësor, vizës, për shtetin ku do të qëndrojë.

Studentët të cilët pajisen me leje-qëndrimi në shtetin ku udhëtojnë, kanë të drejtë të punojnë 15 orë në javë.

Jo. Studenti i cili shkon në shkëmbim me programin Erasmus+ e paguan semestrin në UEJL, ndërsa nuk paguan të holla shkollimi në universitetin ku e realizon shkëmbimin.

Ju pranoni një shkresë zyrtare nga fakulteti juaj amë në UEJL, ndërsa pas kësaj pranoni edhe shkresë zyrtare nga universiteti për të cilin jeni përzgjedhur, të cilët ua dërgojnë të gjitha informatat të cilat kanë të bëjnë me parapërgaditjet për qëndrim në universitetin në fjalë.

Ajo që duhet të bëni është që në bashkëpunim me këshilltarin studentor dhe me koordinatorin Erasmus në fakultetin tuaj amë, ta përpiloni dokumentin ‘Learning agreement’, në të cilin i shënoni lëndët të cilat i zgjidhni t’i ndiqni në universitetin nikoqir.
- Nënshkruani një dokument i cili quhet ‘Grant agreement’.
- E paguani semestrin në UEJL.
- Filloni procedurën për të rregulluar vizën dhe sigurimin shëndetësor për shtetin ku do të qëndroni.

Çdo student i cili shkon në shkëmbim, kthehet në UEJL me një çertifikatë notash, për provimet e kaluara në universitetin ku e ka realizuar shkëmbimin. Në bazë të atij dokumenti, fakulteti amë në UEJL, përpilon vendim për transferim të EKTS kredive, në transkriptën e notave.

Duhet të plotësoni një pytësor online, sikur edhe të përpiloni një raport të shkruar, për periudhën e qëndrimit në shkëmbim. Këtij raporti, i cili do të përdoret për qëllime promovuese, do të duhet t’i bashkëngjisni edhe disa fotografi, të bëra në shtetin ku është realizuar shkëmbimi.


Pyetjet më shpesh të parashtruara nga studentët të cilët shkojnë në internship me programin Erasmus+

Programi Erasmus+ mundëson realizim të punës praktike në vende të BE-së, për të gjithë studentët e regjistruar në UEJL, sikur edhe për ta të cilët sapo kanë diplomuar.

Në ueb faqen www.erasmusintern.org, janë të gjitha internshipet të cilët ofrohen për studentët të cilët janë të interesuar të përfitojnë nga kjo mundësi.

Kohëzgjatja minimale e internshipit është 2 muaj, ndërsa maksimalja 12 muaj.

Nevojitet që të kontaktoni me organizatën/institucionin/ kompaninë ku dëshironi të shkoni, duke iu kërkuar që t’ju dërgojnë një ftesë. Më pas, aplikoni në të njëjtën mënyrë, siç aplikojnë studentët të cilët shkojnë në shkëmbim.

a) Fletë-aplikimi
b) Çertifikata e notave
c) Vërtetimi se studenti është I regjistruar në UEJL
d) Vërtetimi për njohjen e gjuhës angleze
e) CV
f) Letër motivimi
g) Ftesa nga kompania/organizata/institucioni

Çdo student i cili shkon për të realizuar internship, merr një grant Erasmus+, i cili varësisht nga vendi ku shkon, është 670 ose 720 euro. Përveç kësaj, ekziston mundësia që studenti të merr edhe një pagë simbolike nga ana e kompanisë/organizatës apo institucionit ku e realizon internshipin. Kjo mund të jetë edhe mbulim i shpenzimeve të akomodimit, udhëtimit, apo tjetër.

Ajo që duhet të bëni është që ta përpiloni dokumentin ‘Learning agreement’, në të cilin i shënoni obligimet tuaja në institucionin/organizatën apo kompaninë ku e kryeni internshipin.
- Nënshkruani një dokument i cili quhet ‘Grant agreement’.
- Filloni procedurën për të rregulluar vizën dhe sigurimin shëndetësor për shtetin ku do të qëndroni.

Duhet të plotësoni një pytësor online, sikur edhe të përpiloni një raport të shkruar, për periudhën e qëndrimit në shkëmbim. Këtij raporti, i cili do të përdoret për qëllime promovuese, do të duhet t’i bashkëngjisni edhe disa fotografi, të bëra në shtetin ku është realizuar shkëmbimi.

Google+