Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

E Drejta Civile (2022/2023)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: N-MLAWCIV120C
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Magjistër i shkencave juridike / Drejtimi: E drejta civile
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor E Drejta Civile synon të ofrojë një gamë të moduleve që do të përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi lëndët juridike civile me qëllim të aftësimit profesional të studentëve për profesionet themelore juridike që lidhen me këtë lëmë, duke ofruar njohuri solide, të veçanta dhe sistematike mbi institutet dhe konceptet e të drejtës civile në RMV dhe njohuri krahasuese nga rajoni dhe  BE-ja.

Diploma e Fakultetit juridik njihet nga Oda e avokatëve dhe e noterëve në RMV. Titujt profesionalë të avokatëve dhe noterëve kërkojnë regjistrim formal në këto oda. Diploma e Fakultetit juridik u mundëson studentëve një qasje relevante në organet shtetërore, sidomos në organet gjyqësore dhe të drejtësisë si: gjykatat dhe prokuroritë publike. Fakulteti juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë për trajnimin e gjykatësve dhe të prokurorëve publikë në RMV. Studentëve që do të kenë ambicie të merren me punë hulumtuese shkencore, Fakulteti juridik i UEJL-së, u mundëson vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studime të doktoratës).

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka dituri të hollësishme nga e drejta civile, si ajo materiale ashtu edhe nga ajo procedurale, si dhe nga normat themelore në lëmenjtë kryesorë të së drejtës civile;
  • Ka njohuri të hollësishme të parimeve dhe instituteve të së drejtës civile, përfshirë edhe origjinën dhe përmbajtjen e tyre;
  • Vlerëson lëmin e së drejtës civile në mënyrë kritike, nga këndvështrimi shkencor dhe praktik;
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • I zhvillon dhe avancon shkathtësitë e hulumtimit analitik dhe të zgjidhjes së problemeve në teori dhe praktikë nëpërmjet përdorimit të akteve legjislative dhe praktikës gjyqësore;
  • Identifikon dhe analizon probleme më të komplikuara, duke marrë pjesë aktive në të gjitha fazat e procedurës civile dhe mund të interpretojë çështje të ndërlikuara të legjislacionit civil (përfshirë punën si gjykatës, avokat, noter), pasi të ketë fituar kualifikimet e duhura sipas legjislacionit të RMV;
Aftësitë për të vlerësuar
  • Ka mendim më të zhvilluar kritik përmеs metodës së analizës dhe të krahasimit;
  • Zhvillon shkathtësi për zgjidhjen e problemeve përmеs praktikës së zgjidhjes së rasteve më komplekse nga jurisdiksioni dhe praktika gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare;
Aftësitë e komunikimit
  • Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e shkencave juridikе-civile;
  • Sjell vendime më të avancuara dhe punon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe efektive në të gjitha fazat e procedurës gjyqësore civile;
  • Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe debatin shkencor;
  • I përdor gjuhët zyrtare të Universitetit dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore;
Aftësitë e të mësuarit
  • Zhvillon rregullore për punë kërkimore që përdoret në profesionin e tij;
  • Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në institucionet shtetërore për parandalimin e  kriminalitetit;

Semestri 1

  • [MCL-0102] [6 SETK] E drejta civile (program i zbatuar)
    Ky program studimor ka për qëllim t’i pajisë studentët me aftësi përmes së cilave praktikisht do t’i aplikojnë njohuritë e tyre në fushën e së drejtës civile, aftësi që duhet ta zotërojë çdo jurist. Në pjesën e së drejtës civile - nga studenti pritet që para së gjithash ta zotërojë teknikën e aplikimit të duhur të legjislacionit (lexim dhe interpretim i normave ligjore). Gjithashtu, nga studenti pritet ta zotërojë teknikën e përgatitjes së veprave juridike (kontrata, testamente), përgatitjen e llojeve të ndryshme të parashtresave (padi, ankesa, kundërshtime, kërkesa) dhe përgatitjen e akteve të organeve gjyqësore (aktgjykime, vendime) dhe akte të tjera të organeve administrative (vendime, kontrata), me të cilat krijohen, ndryshojnë dhe pushojnë marrëdhëniet civile-juridike. Përveç kësaj, lënda ka për qëllim t'u mundësojë studentëve të njihen me realizimin e instituteve të së drejtës civile (pjesa e përgjithshme, e vërtetë, detyrimore dhe të drejtës trashëgimore), në praktikë. Me përvetësimin e këtij materiali pritet që studenti të fitojë aftësi që njohuritë e tyre teorike të çështjes së drejtës civile t’i përdorë për t’i zgjidhur rastet praktike.
  • [MCL-0101] [6 SETK] E drejta sendore (program i zbatuar)
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë: - aftësi për aplikim praktik të njohurive të tyre në sferën e së drejtës pronësore, aftësi që duhet ta ketë çdo jurist. - njohuri teorike dhe praktike në fushën e të drejtës së pronësisë, si fushë shumë e rëndësishme dhe aktuale në Sistemin Juridik të RMV-së. - njohuri në lidhje me sistemin e së drejtës pronësore dhe të legjislacionit në këtë fushë. - aftësi për të zotëruar teknikën e aplikimit të duhur të legjislacionit (leximin, interpretimin dhe zbatimin e normave ligjore në rastet konkrete) në fushën e së drejtës pronësore. - njohuri të detajuara të instituteve të drejtës pronësore në sistemin juridik të RMV.
  • [CM160] [6 SETK] E drejta e detyrimeve (program i zbatuar)
    T’u sigurojë studentëve njohuritë bazë të Ligjit të detyrimeve, të nevojshme për lidhjen e një marrëdhënie juridike të detyrimit; t'u ofrojë studentëve njohuri themelore se si të lidhin kontrata dhe të zbatojnë institutet juridike. Duke mësuar këtë lëndë, studentëve u mundësohet të jenë në gjendje të lidhin marrëveshje të caktuara si burime në ligjin e detyrimeve, të jenë në gjendje të dallojnë se çfarë lloj përgjegjësie është, kush duhet të jetë përgjegjës dhe në çfarë kushtesh.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EM517] E drejta e punës (program i zbatuar)
    • [??518] Teknologjitë e reprodukimit artificial dhe e drejta prindore
    • [??519] E drejta prindërore e krahasuar
    • [EMCL-02] Marrëdhëniet juridike-pronësore bashkëkohore të bashkëshortëve
    • [EMCL0030] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [EMCL1010] E drejta e sigurimit
    • [EM522] E drejta e falimentimit
    • [EM520] Përgjegjësia juridiko - civile për dëmin e shkaktuar
    • [EM521] E drejta kontraktore
    • [EM523] E drejta e mbrojtjes së konsumatorëve
    • [EM525] Zgjidhja alternative e konflikteve
    • [MCCL2023] E drejta e krahasuar civile
    • [MCL-0203] E drejta familjare bashkëkohore
    • [EM526] E drejta e tokës
    • [EM527] Regjistrimi i të drejtave të pasurive të paluajtshme
    • [EM528] Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi
    • [EMCL-07] E drejta noteriale
    • [EMCL05] Klinikë ligjore - e drejta civile
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EM517] E drejta e punës (program i zbatuar)
    • [EM518] Teknologjitë e reprodukimit artificial dhe e drejta prindore
    • [EM519] E drejta prindërore e krahasuar
    • [EMCL-02] Marrëdhëniet juridike-pronësore bashkëkohore të bashkëshortëve
    • [EMCL0030] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [EMCL1010] E drejta e sigurimit
    • [EM522] E drejta e falimentimit
    • [EM520] Përgjegjësia juridiko - civile për dëmin e shkaktuar
    • [EM521] E drejta kontraktore
    • [EM523] E drejta e mbrojtjes së konsumatorëve
    • [EM525] Zgjidhja alternative e konflikteve
    • [MCCL2023] E drejta e krahasuar civile
    • [MCL-0203] E drejta familjare bashkëkohore
    • [EM526] E drejta e tokës
    • [EM527] Regjistrimi i të drejtave të pasurive të paluajtshme
    • [EM528] Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi
    • [EMCL-07] E drejta noteriale
    • [EMCL05] Klinikë ligjore - e drejta civile

Semestri 2

  • [CM161] [6 SETK] E drejta tregtare (program i zbatuar)
    Qëllimet e lëndës: Të aftësojë studentët të njihen me rregullat ligjore për kryerjen e një veprimtarie. Mënyra e organizimit të subjekteve afariste, kushtet për themelimin dhe regjistrimin e subjekteve afariste dhe pronarit të vetëm, si dhe mënyrat e përfundimit të subjekteve afariste; mënyrat e krijimit të një marrëdhënie juridike biznesi, kushtet për shfaqjen e atyre marrëdhënieve, efektet dhe pasojat; që kanë të bëjnë me letrat me vlerë: hake për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale dhe mënyra për të mbrojtur subjektet e biznesit nga konkurrenca e padrejtë: mënyra për të mbrojtur konsumatorët, etj.
  • [CM162] [6 SETK] E drejta familjare (program i zbatuar)
    Në këtë lëndë studentët do të fitojnë njohuri për format bashkëkohore të marrëdhënieve familjare, rregullimin nacional dhe ndërkombëtar të këtyre marrëdhënieve, mekanizmat e reja për zgjidhjen alternative të kontesteve juridike-familjare-mediacioni familjarë, si dhe institutet e reja nga E Drejta Familjare (Teknologjitë e reja të reprodukimit artificial: Inseminimi artificial, in vitro fekondimi, amësia surrogate, teknika “Foshnja me tre prindër” (Three-parent baby” technique), ko-prindëria, lindja e fëmijës nga një grua me material gjenetik të donuar, reprodukimi post-human); Instituti i prindërisë së përbashkët pas shkurorëzimit; Kontrata martesore; Statusi juridik i banesës familjare (martesore). Studentët, në këtë lëndë, do të mësojnë edhe për reformat në legjislacionin familjarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • [MCL-0202] [6 SETK] E drejta kontestimore
    Programi i lëndës: - U ofron studentët njohuri të duhura teorike në të drejtën kontestimore, si një degë pozitive e së drejtës dhe shkencës. - U ofron studentëve njohuri teorike të koncepteve dhe institucionet kryesore të së drejtës kontestimore, siç është nocioni i procedurës kontestimore, parimet e procedurës kontestimore, lëndët e procedurës kontestimore, provat, seancat gjyqësore, veprimet procedurale dhe afatet për ekzekutimin e tyre, vendimet e gjykatës, mjetet juridike kundër vendimeve, procedurat e veçanta, etj. - I njofton studentët me çështjet dhe problemet që lidhen me konceptin e së drejtës kontestimore, si dhe me rrugën e zhvillimit historik të institucioneve të së drejtës kontestimore. - U mundëson studentëve t’i mësojnë dhe t’i analizojnë institutet kryesore të së drejtës kontestimore në kontekstin e referencave ligjore dhe teorike nga Evropa dhe më gjerë. - E inkurajon mendimin analitik dhe kritik te studentët lidhur me problemet, me të cilat, e drejta kontestimore aktualisht po përballet në RMV.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EM517] E drejta e punës (program i zbatuar)
    • [??518] Teknologjitë e reprodukimit artificial dhe e drejta prindore
    • [??519] E drejta prindërore e krahasuar
    • [EMCL-02] Marrëdhëniet juridike-pronësore bashkëkohore të bashkëshortëve
    • [EMCL0030] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [EMCL1010] E drejta e sigurimit
    • [EM522] E drejta e falimentimit
    • [EM520] Përgjegjësia juridiko - civile për dëmin e shkaktuar
    • [EM521] E drejta kontraktore
    • [EM523] E drejta e mbrojtjes së konsumatorëve
    • [EM525] Zgjidhja alternative e konflikteve
    • [MCCL2023] E drejta e krahasuar civile
    • [MCL-0203] E drejta familjare bashkëkohore
    • [EM526] E drejta e tokës
    • [EM527] Regjistrimi i të drejtave të pasurive të paluajtshme
    • [EM528] Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi
    • [EMCL-07] E drejta noteriale
    • [EMCL05] Klinikë ligjore - e drejta civile
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EM517] E drejta e punës (program i zbatuar)
    • [??518] Teknologjitë e reprodukimit artificial dhe e drejta prindore
    • [??519] E drejta prindërore e krahasuar
    • [EMCL-02] Marrëdhëniet juridike-pronësore bashkëkohore të bashkëshortëve
    • [EMCL0030] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [EMCL1010] E drejta e sigurimit
    • [EM522] E drejta e falimentimit
    • [EM520] Përgjegjësia juridiko - civile për dëmin e shkaktuar
    • [EM521] E drejta kontraktore
    • [EM523] E drejta e mbrojtjes së konsumatorëve
    • [EM525] Zgjidhja alternative e konflikteve
    • [MCCL2023] E drejta e krahasuar civile
    • [MCL-0203] E drejta familjare bashkëkohore
    • [EM526] E drejta e tokës
    • [EM527] Regjistrimi i të drejtave të pasurive të paluajtshme
    • [EM528] Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi
    • [EMCL-07] E drejta noteriale
    • [EMCL05] Klinikë ligjore - e drejta civile

Semestri 3

  • [MCCR1120] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Studentët do të jenë në gjendje: - T’i aplikojnë metodat kryesore juridike dhe metodat tjera hulumtuese. - Ta mbledhin në mënyrë kritike materialin kërkimor që është relevant dhe që citohet në mënyrë selektive në përgjigjet e tyre. - Ta kuptojnë vëllimin e procesit të hulumtimit dhe qasjen në metoda të ndryshme të kërkimit shkencor dhe të jenë në gjendje t’i kritikojnë ato. - Ta studiojnë, përmes qasjes së avancuar, raportin midis teorisë juridike dhe praktikës kërkimore. - T’i aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e mësuara në tezat e tyre.
  • [MCL-0301] [6 SETK] Kolizioni i ligjeve
    Në këtë lëndë do të mësohen institutet e përgjithshme, nocioni dhe marrëdhëniet në fushën e konfliktit të ligjeve.
  • [CM163] [6 SETK] E drejta trashëgimore (programi i zbatuar)
    Në këtë lëndë, studentët, do të fitojnë njohuri për karakteristikat më të rëndësishme të sistemit juridiko-trashëgimorë evropian dhe atë bashkëkohorë, me theks të veçantë mbi trashëgiminë dhe të drejtën trashëgimore në RMV. Studentët, do të kenë mundësi të njihen me procedurën kalimit të masës trashëgimore tek trashëgimtarët, si dhe me teknikën e ekzekutimit të shpërndarjes së trashëgimisë nëpërmjet rendeve ligjore të trashësimisë. Nga kjo lëndë, studentët, pritet që të mësojnë se si t'i interpretojnë dispozitat e Ligji për trashëgimi të RMV-së.
  • [EMCL-04] [6 SETK] E drejta përmbaruese dhe jashtëkontestimore
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me: - rregullat e procedurës sipas të cilave gjykatat veprojnë dhe vendosin në situatat dhe marrëdhëniet personale, pronësore dhe ato të tjera ligjore; - subjektet që veprojnë si pjesëmarrës në procedurat jashtëgjyqësore, me zbatimin e procedurës, me vendimet - zgjidhjet të cilat sillen në procedurat jashtëgjyqësore, me mjetet juridike etj;. - rregullat sipas të cilave veprojnë përmbaruesit për ekzekutimin e detyrueshëm të vendimit gjyqësor për përmbushjen e detyrimit, - ekzekutimin e detyruar të një vendimi të marrë në një procedurë administrative për përmbushjen detyrimit monetar, - ekzekutimin e detyruar të dokumenteve noteriale dhe dokumenteve të tjera ekzekutive, të parapara me ligj, për zbatimin në anije dhe avionë; - subjektet e ekzekutimit, bazës së ekzekutimit, subjektit të ekzekutimit të detyrueshëm;
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EM517] E drejta e punës (program i zbatuar)
    • [??518] Teknologjitë e reprodukimit artificial dhe e drejta prindore
    • [??519] E drejta prindërore e krahasuar
    • [EMCL-02] Marrëdhëniet juridike-pronësore bashkëkohore të bashkëshortëve
    • [EMCL0030] E drejta e pronësisë intelektuale
    • [EMCL1010] E drejta e sigurimit
    • [EM522] E drejta e falimentimit
    • [EM520] Përgjegjësia juridiko - civile për dëmin e shkaktuar
    • [EM521] E drejta kontraktore
    • [EM523] E drejta e mbrojtjes së konsumatorëve
    • [EM525] Zgjidhja alternative e konflikteve
    • [MCCL2023] E drejta e krahasuar civile
    • [MCL-0203] E drejta familjare bashkëkohore
    • [EM526] E drejta e tokës
    • [EM527] Regjistrimi i të drejtave të pasurive të paluajtshme
    • [EM528] Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi
    • [EMCL-07] E drejta noteriale
    • [EMCL05] Klinikë ligjore - e drejta civile

Semestri 4

  • [MCCL4010] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Kjo lëndë u mundëson studentëve t’i bartin shkathësitë dhe dituritë e tyre për hulumtimin dhe hartimin e e detyrës më të komplikuar - shkrimit të punimit të magjistraturës. Lënda është paraparë që tërësisht të jetë praktike dhe studentët t’i fitojnë dituritë dhe aftësitë, shkathtësitë dhe besimin e nevojshëm që t’i qasen hulumtimit dhe shkrimit të tezës. Lënda ka vetëm një rezultat kthyes – t’u mundësojë studentëve ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me efektivitet maksimal. Gjithçka që është paraparë që të bëhet ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe të stilit të shkrimit të tezës së magjistraturës, duke pasur kujdes me këtë rast për ndalimin e shërbimit me mjetet e palejueshme, siç janë: plagjiatura dhe shkelja e të drejtave të autorit, që ndalohen me Statutin e UEJL-së.
Google+