Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Profesori amerikan Jim Lofton vizitoi UEJL-në

Universiteti i Evropës Juglindore mirëpriti në vizitë profesorin amerikan Jim Lofton nga Washington and Lee University, një personalitet me përvojë të gjatë në sistemin juridik federal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës në South East European University, profesori Lofton u takua me rektorin e universitetit, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, si dhe me këshilltaren për marrëdhënie me komunitetin dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi.

Në takim u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të përvojave akademike dhe profesionale, si dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe juridikut.

Google+