Ky ishte edicioni i katërt i garave të organizuara nga Fondacioni Halimi, me mbështetjen e Ambasadës së Holandës në Tiranë.
Në këtë edicion morën pjesë 16 skuadra nga fakultetet juridike të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pas një përgatitjeje intensive disajavore dhe zhvillimit të tre raundeve të ballafaqimit verbal, skuadra e UEJL-së arriti me sukses të sigurojë vendin e tretë, duke u renditur ndër tre skuadrat më të mira të këtij edicioni.
Skuadra e UEJL-së u dallua për paraqitjen profesionale dhe performancën e shkëlqyer në të gjitha raundet e garës. Juria vlerësoi lart nivelin e argumentimit juridik, cilësinë e shkresave procedurale, prezantimin verbal, bashkëpunimin ekipor, si dhe gatishmërinë dhe profesionalizmin në përgjigjet ndaj pyetjeve të parashtruara nga juria dhe skuadrat kundërshtare.
Vlen të theksohet se kjo është hera e tretë radhazi që studentët e Fakultetit të Drejtësisë të UEJL-së marrin pjesë në këtë garë prestigjioze, ndërsa në vitin 2024 skuadra e UEJL-së ishte triumfuese e vendit të parë.
Ky sukses dëshmon përkushtimin e Fakultetit të Drejtësisë të UEJL-së në përgatitjen akademike dhe praktike të studentëve, duke krijuar kushte dhe mundësi që ata të zhvillojnë aftësitë profesionale, mendimin kritik dhe kompetencat juridike në nivel konkurrues ndërkombëtar.
Fakulteti i Drejtësisë i UEJL-së në top tre skuadrat më të mira në Garat Mbarëkombëtare të Gjykimit të Simuluar në Tiranë
18 maj 2026Skuadra e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), e përbërë nga studentet e vitit të katërt Flutura Xhemaili, Amina Ademi dhe Remzije Abazi, nën udhëheqjen dhe mentorimin e Prof. Dr. Vedije Ratkocerit, ka arritur të fitojë vendin e tretë në garat mbarëkombëtare të gjykimit të simuluar “University Law Competition 2026”, të mbajtura më 16 dhe 17 maj në Tiranë.
Më shumë lajme
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics
- Vizita e delegacionit të Western Carolina University (SHBA) në UEJL
- Fakulteti i Shkencave Teknike në UEJL hapi Ekspozitën XII të Projekteve Studentore në Arkitekturë dhe Dizajn
- Delegacioni i Universitetit Mid Sweden viziton UEJL-në: Diskutohen programe të përbashkëta studimi dhe mundësi të reja mobiliteti
- Biblioteka "Maks van der Shtul" në Simpoziumin Ndërkombëtar në Oslo
- Në UEJL u promovua projekti ndërkufitar “Green Schools Initiative”
- Delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Zvicrës Veriperëndimore (FHNW) e vizitoi UEJL-në