Projekti do të zbatohet gjatë 18 muajve të ardhshëm nga UEJL si partner udhëheqës, në bashkëpunim me Komunën e Bërvenicës, Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Education Empowerment Initiative (EEI) nga Kosova. Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit u njohën me objektivat dhe planin e veprimit të projektit, ndërsa u nënshkruan edhe marrëveshjet e partneritetit dhe dokumentet e strukturës drejtuese të projektit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të investimeve në efikasitetin energjetik dhe edukimin mjedisor, si elemente kyçe për zhvillim të qëndrueshëm.
Përmes këtij projekti do të mbështeten shkollat me zgjidhje moderne për ngrohje efikase dhe masa për kursimin e energjisë, duke kontribuar në uljen e emetimeve të karbonit, rritjen e vetëdijes mjedisore dhe promovimin e tranzicionit të gjelbër në komunitetet lokale.
Projekti “Green Schools Initiative” paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të institucioneve arsimore më të qëndrueshme dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar në funksion të objektivave evropiane për klimën dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Në UEJL u promovua projekti ndërkufitar “Green Schools Initiative”
19 qershor 2026Sot, në në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), u mbajt ceremonia e fillimit të projektit “Green Schools Initiative (GSI) – Enhancing Energy Efficiency, Renewable Heating, and Sustainability in Education”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit IPA III për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë – Maqedonia e Veriut.
Më shumë lajme
- Delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Zvicrës Veriperëndimore (FHNW) e vizitoi UEJL-në
- UEJL renditet i treti në Maqedoninë e Veriut sipas ndikimit shkencor
- Nënshkruhet Memorandum Trepalësh për Ekonomi Qarkulluese – UEJL, Komuna e Tetovës dhe Saubermacher forcojnë bashkëpunimin për mjedisin
- Inovacioni, Ndërmarrësia dhe Konkurrueshmëria Digjitale në fokus të ISCBE 2026 në Valenci
- UEJL shkëlqen në Tiranë: Fakulteti i Drejtësisë rrëmben vendin e tretë në “University Law Competition 2026”
- UEJL në Samitin Evropian EDIH 2026 në Bruksel
- Gjenerata e 22-të e UEJL-së festoi suksesin në Ceremoninë e Absolventëve