Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Departamenti i TI-së

Qëllimi i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit është të sigurojë që fakultetet, studentët dhe stafi të kenë mjetet e teknologjisë së informacionit dhe infrastrukturën e nevojshme për të realizuar misionin e Universitetit. Departamenti i TI-së siguron infrastrukturën që u mundëson anëtarëve të familjes së UEJL-së t’i përdorin maksimalisht mjetet e duhura të teknologjisë së informacionit në studim, mësimdhënie, hulumtim, aktivitet në terren, administrim dhe aktivitetet mbështetëse, si dhe burimet e teknologjisë së informacionit me kosto efektive të nevojshme për të mbështetur përmirësimin e vazhdueshëm të aftësisë së Universitetit për të përmbushur misionin e tij. Departamenti i TI-së punon për t’i arritur këto qëllime të gjera:

  • T’i ndihmojë fakultetet ta përmirësojnë mënyrën e ofrimit të arsimit.
  • T’ju sigurojë studentëve burime për të pasuruar përvojën e tyre arsimore.
  • Të krijojë dhe mbajë një mjedis që mundëson hulumtim prijës.
  • Të ndihmojë për të përmirësuar produktivitetin.
  • Të krijojë infrastrukturën e teknologjisë së informacionit të domosdoshme për të ruajtur përparësinë e UEJL-së në integrimin e programeve me cilësi të lartë në mësimdhënie, hulumtim dhe shërbim.
  • Të ndihmojë në përdorimin e teknologjisë për të zvogëluar ndikimin e aktiviteteve të tjera më pak miqësore me mjedisin.

Mentor Emini
Drejtorë i i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit
Tel: +389 44 356 093
е-mail:m.emini@seeu.edu.mk

Mbështetje për TI
Zyra për mbështetje për TI
Tel: +389 44 356 300
е-mail:itsupport@seeu.edu.mk

Google+