Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Lëndë zgjedhore

Shkrimi professional në gjuhën Angleze 

Kjo lëndë ka për qëllim të zhvillojë aftësitë e shkrimit dhe leximit efektiv të studentëve në Anglishten profesionale. Lënda përqendrohet në shkrimin efektiv dhe profesional në gjuhën angleze dhe përfshin rezymetë, shkrimin e CV, llojeve të ndryshme të letrave të biznesit, memorandumeve, raportimeve, postave elektronike dhe etiketave të postës elektronike si dhe raporteve të hulumtimeve. Lënda e paraqet konceptin e përqendrimit në analizën e publikut dhe nevojat e lexuesit, vlerat si dhe dallimet në kulturë të një lloji të veçantë të publikut dhe mënyrës së përshtatshme për të iu drejtuar atyre.

Komunikim ndërmjet-njerëzor

Qëllimi i kësaj lënde është që t’u ndihmojë studentëve të jenë komunikues më të mirë në rrethana joformale dhe organizuese. Lënda do të fokusohet në menaxhimin efektiv të lidhjeve personale dhe profesionale me familjen, shokët, klientët dhe mbikëqyrësit. Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të fitojnë aftësi për përmirësimin e efikasitetit personal në situata të përditshme me çka do ta përvetësojnë teorinë dhe praktikën e komunikimit ndërmjet njerëzor.

Lobuesit dhe grupet e interesit 

Kjo lëndë ju dedikohet të gjithë studentëve të vitit të tretë të  UEJL-së  të cilët dëshirojnë të hulumtojnë dhe të përfitojnë njohuri për rolin dhe ndikimin e grupeve të interesit dhe të lobistëve. Përmes lëndës studentët do ta kuptojnë rëndësinë dhe vlerën e grupeve të interesit, se sa të dobishme janë në shoqëritë demokratike dhe sa mund të ndikojnë në parlament, në administratën publike, në opinionin publik dhe në partitë politike. Qëllimi tjetër është të analizohen pozita dhe roli i grupeve të interesit dhe i lobistëve në Maqedoni dhe të bëhet një krahasim për rolin dhe pozitën e tyre në SHBA dhe shtetet e Unionit Evropian. Studentët do të zgjedhin dhe vizitojnë një grup interesi apo një lobi grup në Maqedoni dhe do të shkruajnë një studim rasti.

Marketing Komunikimi 

Kjo lëndë bazohet në qasjet moderne të marketing komunikimit dhe si të njejtat munden të integrohen në një strategji efektive të marketingut. Lënda është e dizajnuar që t’i njoftojë studentët me trendet moderne të marketing komunikimit si dhe ti pajis ata me veglat e nevojshme që do tu nevojiteshin për të kuptuar dhe vlerësuar proceset dhe praktikat e marketing komunikimit.  Lënda do të bazohet në pesë veglat kryesore të marketing komunikimit  siç janë reklamimi, promovim i shitjeve, shitje personale, relacione me publikun dhe në marketingun direkt. Lënda është e organizuar që të ju mundësojë studentëve të kuptojnë teoritë dhe praktikat e marketing komunikimit si dhe t’ju mundësojë që të vlerësojnë, kritikojnë dhe t’ju ofrojnë këshilla praktike organizatave lokale ku të njëjtit do te kryen edhe observime. Në fakt, studentëve do t’ju jepet shanse që të observojnë organizata/korporata lokale ku do te bëjnë edhe vlerësimin e përdorimit të marketing strategjive si dhe t’ju mundësojë që të krijojnë një portfolio praktike dhe të njëjtën t’ia ofrojnë organizatës te cilën do ta observojnë. 

Komunikim Reklamues: Prodhim dhe Kuptim

Kursi  ofron shikim të kompletuar dhe praktik në tërë rrjetin e aktiviteteve që i japin formë, përmbajtje dhe domethënie procesit të ndërlikuar të komunikimit të marketingut.

Ai jep një panoramë të procesit të ndarë në tre kategori: a)proceset që vijnë para prodhimit të mesazhit reklamues ( këtu përdoret si metonim i tërë procesit) sikur pyetjet në lidhje me marketing, imazhi i kompanisë, Propozim i Veçantë i Shitjes, qëllimi, histori e marketingut, etj. b). proceset që kanë të bëjnë me formulimin dhe komunikimin e mesazhit në lidhje me burimet dhe vendimet paraprake dhe pranimi dhe reagimi i tërësishëm nga ana e audiencës.

Në fund të kursit studentët jo vetëm që do ta kuptojnë më mirë komunikatën, por edhe do ta aplikojnë diturinë dhe shkathtësitë në prodhimin e kampanjës të marketingut, që është qëllimi i përgjithshëm i kursit.

Kritika Filmike

Së pari, kursi u ofron studentëve hyrje  të përgjithshme në historinë e filmit dhe tipologjinë  në   suaza të punës së përgjithshme. Pastaj, paraqet disa modele teorike të cilët përdoren  në këtë fushë  dhe të cilët rrjedhin nga disiplina të ndryshme, si: Narratologji, Pranimi nga ana e publikut, Kritika tematike , Kritika kulturore, Autor teori, etj. Grupi i tretë i përmbajtjes së kursit janë temat ,sikur:  adaptime,teknologjia kompjuterike, determinatat kulturore, si klasa , përkatësia etnike, gjinia, mosha, etj. Qëllimi i kursit është t’u mundësoje studentëve hyrje në tematikën filmike nga aspekte të ndryshme me qëllim të flasin dhe të shkruajnë me argumente dhe shkathësi në lidhje me temat filmike të ndryshme.

Humor Studime

Qëllimi i kursit është që studentëve t’ua paraqet mënyrat në të cilat funksionon humori, që të mund të diskutojnë (në formë të shkruar apo gojore)temat në lidhje me humorin. Në fillim, kursi ofron shqyrtim të shkurtë të trive teori dominante të humorit ( Superioritet, Papërshtatshmëri dhe Lehtësim) si dhe disa mekanizma të humorit. Pastaj , shqyrton humorin në tematikat e ndryshme si: komedi (filmike), paraqitje komike, barculeta, stripe, përralla komike, etj. Poashtu, i kushton rëndësi lidhjes mes humorit dhe kulturës (si kultura e përdor humorin dhe cilat ide dhe vlera i komunikon nëpërmes tij), dhe më në fund, kursi i kushton rëndësi humorit dhe përdorimit të tij në jetën e përditshme personale dhe profesionale.

Lexim kritik dhe Diskutim 

Ky kurs, i bazuar tekstualisht  dhe i orientuar kah lexuesi, u ofron studentëve praktikë leximi të vazhdueshme, si të teksteve nga letërsia dhe jashtë saj, të cilët përfshijnë tema, si: përralla, tregime, mite, shkrime gazetarie, kolumna, barculeta, reklama, pamflete, etj. Duke i pasë parasysh specifikat e temave, kursi kërkon nga studentët të zbulojnë se si temat e dhëna dhe kategori kulturore si klasa, gjinia, mosha etj. janë të paraqitura dhe krijuara nga teksti. Kursi ka dy qëllime: t’i motivojë studentët për lexim kritik me qëllim të analizohet, zbulohet mënyra(t) në të cilat domethënia krijohet në tekst, dhe t’i përmirësojë shkathtësitë e debitimit, si dhe formimit dhe të shprehurit të mendimit kritik.

Sfidat dhe perspektivat e Maqedonisë drejte Bashkimit Evropian 

Qëllimi i lëndës është që t’u ndihmojë studentëve që nëpërmjet hulumtimit të gjërë dhe të thellë të kritereve. teknikave dhe të politikave të zgjerimit, të thellojnë njohjen profesionale e shkencore mbi këtë dimension të rëndësishëm të BE-së. Së dyti nëpërmjet hulumtimit të realitetit të reformave të gjithanshme të Maqedonisë përballë sfidës së zgjerimit, lënda vlerëson arritjet e bëra, sfidat që janë në proces dhe problematikat më të vështira me të cilat Maqedonia përballet në rrugën për arritjën e integrimit në BE.

Bazat e gramatikës së anglishtes

Duke pasur parasysh situatën momentale me nxënësit tanë të anglishtes, mendoj që marrja e shkathtësive themelore nga bazat e gramatikës së anglishtes është çështja më e rëndësishme në thellimin e mëtejshëm të njohurive në anglisht në aspekt të të shkruarit dhe të të folurit. Kjo gjithashtu bazohet edhe në nevojat dhe kërkesat reale të studentëve tanë sepse përvoja ime disa-vjeçare në mësimdhënien e anglishtes më tregon që segmenti më problematik në kuadër të gjuhës angleze është pikërisht gramatika e saj. Së këndejmi, lënda ime do të fokusohet posaçërisht në gramatikën e anglishtes dhe do të trajtojë kohët gramatikore të kësaj gjuhe bashkë me strukturat tjera të rëndësishme në anglisht.

Zhvillimi i aftësive të të folurit 

Në këtë lëndë studentët do të pajisen me mundësi ta  praktikojnë përdorimin e gjuhës në një gamë kontekstesh. Aftësitë e të folurit të studentëve do të zhvillohen përmes ushtrimeve të ndryshme që nxisin të folurit si: aktivitete me të plotësuar, mendo-çiftëzo-ndaj,  diskutime dhe prezantime  bashkëveprime me shokët dhe mësimdhënësit, debate, lojë me role, intervista dhe komunikim ndër-njerëzor.  Me qëllim që të krijohet një orë e suksesshme e të folurit, studentët do të punojnë në një atmosferë të qetë, do të punojnë në çifte dhe në grupe, dhe personalitetet dhe preferencat e tyre do të merren parasysh. Informata kthyese dhe korrigjimi i gabimeve do të jepen që ti ndihmohet progresit të shkathtësive përmes vetë korrigjimit, korrigjimit të njëri tjetrit dhe korrigjimit nga ana e mësimdhënësit.

Zhvillimi i aftësive të të shkruarit

Në këtë lëndë, shkathtësitë akademike të të shkruarit të studentëve do të  zhvillohen në mënyra të ndryshme. Studentët do të  aftësohen ti komunikojnë idetë e tyre në  mënyrë  të qartë, të rrjedhshme edhe efektive që të prodhojnë një pjesë të  shkruar.  Ekzistojnë mënyra  të ndryshme që të mësohet shkrimi, por në  këtë lëndë fokusi do të jetë  në  qasjen e procesit dhe nëpërmjet përvojës gjuhësore. Shkathtësitë akademike të studentëve dо të zhvillohen përmes ushtrimeve që nxisin të  shkruarit si: të shkruarit e llojeve të ndryshme të  paragrafit dhe eseut, duke filluar nga niveli ‘mikro’ (fjalët, fjalitë, drejtshkrimi dhe shenjat e pikësimit) dhe të  përfundohet  në  ‘makro’ nivelin (përmbajtja dhe organizimi). Gjithashtu, studentët do të  njoftohen me rregullat e citimit dhe parafrazimit dhe do të vetëdijesohen se çka është plagjiatura.  Informata kthyese e një  pjese të shkruar do të përfshijë vetë korrigjimin, korrigjimin e njëri tjetrit dhe korrigjimin nga ana e mësimdhënësit të përmbajtjes, organizimit dhe gabimeve gjuhësore

Google+