Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Bordi i Universitetit

 

Anëtarët e Bordit të Universitetit


Dr. Klaus Tohtermann


Klaus Tohterman (Klaus Tochtermann), ka diplomuar dhe doktoruar në shkencat kompjuterike në Universitetin e Dortmundit (Gjermani). Pas studimeve të postdoktoraturës në Texas A&M University, në SH.B.A., në vitin 2000, ai u vendos në Austri. Nga viti 2000, deri në vitin 2010, ai ishte drejtori i institutit kryesor kërkimor të Austrisë për menaxhimin e njohurive, Know-Center. Në vitin 2006, ai u emërua profesor ordinar në Shkencat Kompjuterike në Universitetin e Teknologjisë në Grac. Që nga viti 2010, ai është drejtor i ZBW - Leibniz Qendrës së Informacionit për Ekonomi në Kiel dhe Hamburg (Gjermani). Ai gjithashtu mban pozitën e profesorit ordinar për Infrastrukturat e Informacionit Digjital në Departamentin e Shkencave Kompjuterike në Christian-Albrechts-University Kiel (Gjermani). Nën udhëheqjen e tij ZBW mori Çmimin ndërkombëtar LIBER për Inovacionin Bibliotekar, në vitet 2011, 2012 dhe 2013. Në 2014 ZBW- së iu dha çmimi "Biblioteka e Vitit në Gjermani". Klaus Tohterman vazhdimisht ka mbajtur ligjërata të shumta si profesor i ftuar jashtë vendit, të tilla si në Universitetin e St. Gallen-it (Zvicër) ose UITM-së në Kuala Lumpur (Malajzi). Ai është anëtar i komiteteve të shumta të ekspertëve shkencorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Dr. Veli Kreci


Prof. Dr. Veli Kreci ka një karriere të gjatë në arsimin e lartë dhe para se t’i bashkohej Universitetit të Evropës Juglindore, ka qenë ndihmës drejtor i Qendrës për studime pasdiplomike për politikë dhe menaxhim publik (GCPPM), projekti i GSPIA në Maqedoninë e Veriut. Ai e ka ushtruar postin e prodekanit për studime pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore. Aktualisht është drejtor i Institutit Hulumtues “Maks van der Shtul” dhe profesor i asociuar në fushën e politikave publike në Universitetin e Evropës Juglindore. Në vitin 2019, punoi si profesor i titulluar në Universitetin e Seattle, WA Seattle.
Doktoratën në shkencat politike e ka kryer në Universitetin e Evropës Juglindore, ka magjistruar në çështjet publike dhe ndërkombëtare në Universitetin e Pitsburgut dhe ka përfunduar studimet deridiplomike në shkencat politike në Universitetin e Stambollit. Ai ishte bashkëpunëtor hulumtues në Universitetin e Pitsburgut, GSPIA në 2009 dhe Fullbrajt (Fulbright) bashkëpunëtor post-doktoral në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare të Middlebury në Monterey, 2013-2014. Dr. Kreci është hulumtues lider dhe koordinator i disa projekteve hulumtuese akademike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Dr. Elena Dumova-Jovanoska


Është shefe e Departamentit - Analiza strukturore në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti "Shën Qirili dhe Metodiu", Shkup, Maqedoni. Prodekane për çështje akademike dhe shkencë (2001-2007), prorektore për çështje akademike (2008-2012), përgjegjëse e bordit të shkollës së doktoraturës (2009-2012), koordinator rajonal i Qendrës për Studime të Doktoraturës të Evropës Juglindore - SEEFORM (nga 2004), eksperte e jashtme për Agjencinë e vlerësimit të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë (2003-2004), anëtare e grupit përcjellës për implementimin e Procesit të Bolonjës për Maqedoninë (2004-2005), anëtare e ekipit të Promotorëve të Procesit të Bolonjës të Maqedonisë (2008-2012), anëtare e grupit të ekspertëve të programit për vlerësim institucional të EUA-s (2012-2014). Duke punuar në pozicionet e lartpërmendura, ajo kishte mundësi për t'u përfshirë në përpilimin dhe implementimin e politikave arsimore dhe hulumtuese të fakultetit/universitetit, duke marrë pjesë në organet kombëtare për zbatimin e Procesit të Bolonjës, futjen e standardeve evropiane në arsimin e lartë dhe veprimtarinë hulumtuese në nivel të fakultetit/universitetit në Maqedoni, duke marrë pjesë në procedurën e akreditimit të programeve studimore në arsimin e lartë. Interesi i saj i hulumtimit është fusha e analizës strukturore dhe inxhinieria e tërmeteve.

Nebi Hoxha


I lindur në Shkup, është magjistër në Inxhinieri Elektrike. Vjen nga një familje që merret me prodhimin e bizhuterive prej ari, që nga viti 1965. Pas diplomimit ai vazhdon me zhvillimin e punëtorisë familjare të zanatit në një kompani të njohur ndërkombëtare. Që nga viti 2003, Nebi Hoxha është gjithashtu themelues i Shkollës Amerikane të Kosovës (American School of Kosova- ASK). ASK-ja është shkollë arsimore K-12 e akredituar në Uashington. Që nga viti 2006, ai është themelues i tre fabrikave të mobiljeve: Tefik Çanga, Divani, Deko dhe një kompani për ambiente të brendshme, Tedes Contract. Nebi Hoxha është gjithashtu themelues i ndërmarrjes "Rubin Invest", e cila merret me ndërtim. Që nga viti 2018, ai është themelues i kompleksit më të ri tregtar inovativ në Kosovë, FRV (Ferizaj Retail Village). Të gjitha këto kompani janë pjesë e "OXA-Group", ku ai është gjithashtu themelues dhe anëtar i bordit të drejtorëve. Nebi Hoxha gjatë karrierës së tij është certifikuar në administrim biznesi nga International Trading School (ITS).
Përveç sektorit privat, ai ishte gjithashtu aktiv në sektorin joqeveritar si anëtar i Bordit të Shoqatës Esnaf, anëtar i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit Shqiptar për Bursa, kryetar i Shoqatës Ballkanike të Argjendarëve, katër vjet anëtar i bordit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimorë dhe pesë vjet kryetar i saj dhe tre vjet anëtar i bordit drejtues të Universitetit të Evropës Juglindore.

Dr. Xhon Parish Sproul


Dr. Xhon Parish Sproul (John Parrish-Sprowl) aktualisht është Drejtor i Qendrës Globale të Komunikimit Shëndetësor (GHCC) të Shkollës së Arteve Liberale të Universitetit Indiana, si dhe profesor i studimeve të komunikimit dhe profesor i titulluar i studimeve të grave, gjinisë dhe seksualitetit. Ai ka qenë kryesues i Departamentit të studimeve të komunikimit. Aktualisht është anëtar i Kolegjit Universitar dhe fakulteteve të Institutit Rus dhe Evropës Lindore të Universitetit Indiana.    Është anëtar i One Health Action Cooperative i Akademisë Kombëtare të Shkencës, Inxhinierisë dhe Mjekësisë dhe është zgjedhur në Asamblenë legjislative të Shoqatës Kombëtare të Komunikimit, dy herë si kryetar i divizionit të komunikimit të zbatuar.
Një pedagog dhe konsulent i vlerësuar me çmime, Dr. Parish Sproul është i njohur për hulumtimin e tij ndërkombëtar të komunikimit të aplikuar dhe konsulencat e projekteve. Është nderuar me çmime nga universitetet ku punon aktualisht dhe të kaluara, si dhe universitete në Poloni, së bashku me disa organizata të tjera. Ai ka prezantuar kumtesa të shumta dhe ka botuar disa artikuj dhe kapituj librash, përfshirë shumë në vëllime fituese çmimesh, si dhe libra të redaktuar. Disa vite ka punuar me OBSH-në në fushat e komunikimit me rrezik, udhëzimet e reagimit ndaj emergjencave të rrezatimit dhe zhvillimin e kapacitetit të komunikimit në lidhje me prodhimin dhe marrjen e vaksinave të gripit dhe ka shërbyer si anëtar i OBSH-së - Lista e ekspertëve në ndryshimin shoqëror dhe të sjelljes.

Dr. Visar Shehu


Dr. Visar Shehu, i ka kryer studimet e magjistraturës në shkencat kompjuterike në Universitetin Indiana- Purdue University në Indianapolis dhe ka doktoruar në Universitetin e Evropës Juglindore. Është anëtar i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore që nga viti 2006. Aktualisht punon si profesor i asociuar. Që nga viti 2016, ka shërbyer si koordinator për hulumtim dhe mobilitet në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore. Është autor i shumë artikujve shkencor në fushën e tij dhe ka menaxhuar projekte hulumtuese në fushat e analizave të të dhënave dhe edukimit STEM. Dr. Visar Shehu është i përfshirë në mënyrë aktive në krijimin e bashkëpunimit të fortë midis industrisë dhe akademisë. Në këtë cilësi ai është themelues i dy ndërmarrjeve të zhvillimit të softuerit që operojnë me sukses ndërkombëtarisht me zyra në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, SHBA dhe Zvicër. Dr. Visar Shehu është emëruar anëtar i Bordit në vitin 2020.

Dr. Veronika KAREVA


Dr. Veronika Kareva është profesoreshë e sistemeve dhe metodave në arsimin e lartë dhe gjuhësisë së zbatuar në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Universiteti i Evropës Juglindore. Ajo u bashkua me Universitetin që nga themelimi i tij, në vitin 2001. Për shumë vite ka ligjëruar lëndën e gjuhës angleze, si gjuhë të huaj në Qendrën e Gjuhëve dhe gjithashtu e ka drejtuar atë Qendër. Aktualisht jep mësim në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimeve dhe shërben si Këshilltare Ekzekutive për Sigurimin e Cilësisë. Dr. Kareva është anëtare e Bordit që nga viti 2012.

Google+