Vlerësimi i jashtëm
Vlerësimi shtetëror
- Agjencia për cilësi në arsimin e lartë
Agjencia për Cilësi në Arsimin e Lartë është organ i pavarur profesional me seli në Shkup.
Organet e kësaj Agjencie janë:
- Bordi për Akreditim i Arsimit të Lartë;
- Bordi për Evaluim i Arsimit të Lartë; dhe
- Drejtori i Agjencisë.
Përbërja, organizimi dhe mënyra e punës së shërbimit profesional të Agjencisë rregullohet me Rregullore, të cilën e miraton drejtori i Agjencisë.
Bordi i Akreditimit është një organ i pavarur. Detyrat e tij janë të konfirmojë se kriteret për krijimin e një institucioni të arsimit të lartë janë plotësuar dhe se kërkesat për organizimin e studimeve në të tre ciklet janë përmbushur. I analizon, aprovon, konfirmon dhe i pranon programet e reja studimore brenda kornizës së autorizimit në bazë të parimeve të profesionalizmit dhe llogaridhënies.
Të gjitha programet studimore në Universitetin e Evropës Juglindore janë përpiluar, zhvilluar dhe rishikuar duke përdorur udhëzimet në nivel të Universitetit dhe të akredituara nga Bordi i Akreditimit.
Aktivitetet tjera relevante dhe mekanizmat nëpërmjet të cilave zhvillohet dhe ruhet cilësia e arsimit të lartë janë të bazuara në ligj dhe në aktet e organeve të vlerësimit siç është Bordi për Evaluim i Arsimit të Lartë .
Evaluimi i institucioneve të arsimit të lartë bëhet nëpërmjet:
- evaluimit të jashtëm dhe
- vetëvaluimit.
- Inspektimet nga Ministria Arsimit dhe Shkencës
Edhe një tjetër praktikë e rregullt që kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e vazhdueshëm dhe arritjen e standardeve të larta në sigurimin e cilësisë, në lidhje me përputhjet me kërkesat e ligjit, janë inspektimet e Ministrisë.
Ministria i kryen këto inspektime çdo vit, zakonisht në fillim të vitit akademik, për të siguruar që universitetet kryejnë veprimtarinë në pajtim me Ligjin për arsimin e lartë dhe politikat e tjera qeveritare dhe rregulloret.
Kontrollet dhe inspektimet e zakonshme të Ministrisë përqendrohen në disa aspekte:
- kontrollin e dokumentacionit për veprimtarinë e institucionit në aspekt nëse ekziston licenca nga Ministria dhe Gjykata;
- shqyrtimin e programeve studimore të akredituara dhe bashkërendimin me vendimet nga Ministria për të operuar këto programe studimore;
- shqyrtimin e stafit akademik të angazhuar në të gjitha programet e studimore për të siguruar që Universiteti operon në përputhje me ligjin dhe rregulloret tjera; numri i studentëve (të ri), të regjistruar në vitin përkatës akademik dhe në qoftë se këta numra korrespondojnë – nuk i tejkalojnë – numrat e publikuar në konkursin zyrtar për regjistrimin e studentëve të ri.
Pas këtyre vizitave Inspektorati zakonisht përpilon raport ku vë në dukje çështjet që duhet të përmirësohen apo rregullohen. Deri më tani, këto inspektime të kryera nga Ministria e janë dëshmuar shumë të rëndësishme në përmirësimin e punës së përgjithshme të Universitetit në përputhje me kornizën ligjore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Rangimi i institucioneve të larta arsimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Rangimi i institucioneve të larta arsimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut bëhet me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës kjo iniciativë ka filluar nga viti 2011.
Për zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë, në çdo tre vite detyrimisht bëhet rangim i të gjithë universiteteve, të regjistruara në regjistrin e institucioneve për arsim të lartë.
Kriteret dhe mënyra e rangimit të universiteteve janë të përcaktuara me akt të veçantë, të cilin e përcakton ministri për arsim. Ky rangim bëhet me qëllim që rris transparencën, efikasitetin dhe cilësinë e institucioneve të larta arsimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Vlerësimi ndërkombërtar
- Vlerësimi nga AUE
IEP Evaluation University Report 2017/2018
IEP Evaluation University Report 2008/2009
IEP Evaluation University Report 2004/2005
Në vitin 1993, pas dy konferencave me temë: “Cilësia dhe Vlerësimi”, të organizuara nga Komiteti i CRE (tash AUE, Asociacioni i Universiteteve Evropiane), u vendos që t’ju jepet mundësia universiteteve anëtare, (mbi 800 universitete anëtare), që të mund të vlerësohen anët e forta dhe dobësitë e tyre në fushën e menaxhimit institucional dhe sistemet e sigurimit të cilësisë. Vlerësimet e AUE janë instrumente për të ndihmuar liderët e Universitetit në përpjekjet e tyre për të përmirësuar menaxhimin e tyre dhe për të promovuar kapacitetin e universiteteve për ndryshim. Baza e vlerësimit është vetëvlerësimi i universitetit, i cili mundëson që stafi i universitetit, si një ekip, të kuptojë anët e forta dhe dobësitë e institucionit të tyre. EUA pret që numri në rritje i vlerësimeve institucionale të kontribuojë në promovimin e një kulture të cilësisë në mesin e anëtarëve të saj dhe në përhapjen e shembullit të menaxhimit efektiv strategjik në mesin e universiteteve evropiane.
Programi i vlerësimit institucional i Asociacionit të Universiteteve Evropiane ka filluar para 16 viteve, ku janë vlerësuar 250 institucione të arsimit të lartë në 39 shtete. Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), është universiteti i tretë në Maqedoni që ka kërkuar të vlerësohet nga AUE. Universiteti vazhdon të vlerësohet në kuadër të Programit të Vlerësimit Institucional (IEP). IEP raportet përdoren në mënyrë aktive në zhvillimin e programeve cilësore dhe sistemet e cilësisë.
- Sistemi për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë
Universiteti i Evropës Juglindore e ka krijuar Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë (SMC) sipas standardit ISO 9001:2015 dhe me sukses është certifikuar për dhjetë vitet e fundit.
Krijimi i sistemit të menaxhimit të cilësisë sipas standardit ISO 9001: 2015 është një vendim strategjik për një institucion, pasi e ndihmon atë si në përmirësimin e performancës së përgjithshme, po ashtu edhe në sigurimin e një bazë të shëndoshë për zhvillim të qëndrueshëm.
Sistemi i menaxhimit të cilësisë i Universitet auditohet njëherë në vit. Auditimi i brendshëm realizohet nga ekipi i audituesve, kurse auditimi i jashtëm nga një organizatë e pavarur për certifikimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë. Auditi i jashtëm vërteton se ne menaxhojmë proceset tona në mënyrë efektive dhe bëjmë kontrollin e aktiviteteve tona.
Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO), është zhvilluesi dhe botuesi më i madh në botë i standardeve ndërkombëtare dhe ka një rrjet të gjerë, ku shumë shtete janë të përfaqësuar me nga një anëtar në Sekretariatin Qendror në Gjenevë, në Zvicër, i cili e koordinon sistemin. Është një organizatë joqeveritare që formon një urë lidhëse ndërmjet sektorit publik dhe privat.
Prandaj, ISO mundëson që të arrihen një konsensus për zgjidhje që i plotësojnë kërkesat e biznesit dhe i zgjerojnë nevojat e shoqërisë. Nëpërmjet këtij standardi është mundësuar që Universiteti të forcojë funksionimin e tij efikas nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm, vlerësimin dhe promovimin e një kulture të cilësisë së përgjithshme.