Informacione me karakter publik
E drejta e informacioneve me karakter publik realizohet në bazë të Ligjit për Qasje të Lirë të Informacioneve me Karakter Publik
Ligji për Qasje të Lirë të Informacioneve me Karakter Publik
Me këtë ligj sigurohet publiciteti dhe transparenca në punën e poseduesve të informatave dhe u mundësohet personave fizikë dhe juridikë ta realizojnë të drejtën e qasjes së lirë te informatat me karakter publik. Në bazë të nenit 9 të Ligjit për qasje të lirë te informacioneve me karakter publik (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut numër 101/2019), poseduesit e informatave janë të detyruar rregullisht të mbajnë dhe ta azhurnojnë listën e informatave me të cilat ato disponojnë dhe t’i publikojnë në mënyrë të arritshme për publikun (internet faqe, tabela e shpalljeve etj.).
E drejta për qasje të lirë të informatave me karakter publik realizohet, duke dorëzuar kërkesë deri te personi zyrtar për qasje të lirë në informacione me karakter publik i Universitetit të Evropës Juglindore.
Personi zyrtar për qasje të lirë në informacione me karakter publik
Besnik Xheladini
Email: b.xheladini@seeu.edu.mk
Tel. 044 356 094
Kërkesa për qasje të lirë në informata me karakter publik mund të dorëzohet në format vijuese:
- Kërkesë me gojë
- Kërkesë me shkrim
- Kërkesë me shkresë elektronike
Poseduesi i informatës është i detyruar të përgjigjet më së voni në afat prej 20 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës me mundësi vazhdimi deri në 30 ditë (neni 21 dhe 22 i Ligjit për qasje të lirë te informacioneve me karakter publik).
Formularë
Word file - Kërkesë për qasje të lirë të informacioneve me karakter publik
PDF file - Kërkesë për qasje të lirë të informacioneve me karakter publik
Lista e Informacioneve me karakter publik
- Të dhëna për kompetencat e organeve të Universitetit
- Të dhëna themelore për poseduesin e informatave
- Të dhëna themelore për kontakt me personin e autorizuar për paraqitje të brendshme të mbrojtur
- Lista e personave të punësuar te poseduesi i informatës
- Ligjet, të cilat kanë të bëjnë me kompetencën e poseduesit të informatave
- Aktet normative
- Organogrami për organizimîn e brendshëm
- Plani strategjik
- Buxheti vjetor
- Raporti i revizionit te poseduesi i informatave
- Llojet e shërbimeve, të cilat i jep poseduesi i informatave
- Lista tarifore për kompensimet për lëshimin e akteve reale
- Raportet për punë, të cilat parashtrohen te organet kompetente për zbatimin e kontrollit dhe mbikqyrjes
- Raporti i vetëvlerësimit
Raporte vjetore për qasje të lirë në informata me karakter publik